E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr me fqinjen, i plagos te bijen

Shkoder- Perfshihet ne konflikt me fqinjen, i plagos te bijen. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 13:00 te dites se djeshme ne fshatin Lac te Vaut te Dejes, kur disa te shtena "Kallashnikovi" kane lene te plagosur me plumba ne kembe 19-vjecaren L. S., e cila u dergua per mjekim ne spitalin e Shkodres. Deshmitaret i thane policise, se i dyshuari per krimin eshte Xhafer Hoxha, 60 vjec, i cili eshte ndaluar brenda 15 minutash nga uniformat blu. Burime zyrtare bene me dije se grindja mes fqinjeve, ka ndodhur per motive te dobeta. I dyshuari Hoxha eshte grindur me nenen e 19-vjecares dhe ne debat e siper ka marre armen automatike duke qelluar disa here ne drejtim te tyre. Hoxha eshte kapur ne perpjekje per t'u arratisur nga vendngjarja prej uniformave blu. Ekspertet sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje arme automatike. Mesohet se grindja mes fqinjeve ka qene e rendomte, po per pak sa nuk eshte kthyer ne nje tragjedi. Policia vendore deklaroi se ne ngarkim te Xhafer Hoxhes eshte ngritur akuza e "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake". Hetimet per kete ngjarje i kane kaluar Prokurorise se Shkodres.

R. Ll.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›