E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi, Ceka paralajmeron bashkimin me Berishen

Presidenti i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, paralajmeron shkrirjen e partise se tij me Partine Demokratike. Ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe mosperfaqesimi ne Parlament i partive te vogla, ka ngritur tashme nje pikepyetje te madhe per te ardhmen e tyre. Keshtu pra, e vetmja mundesi qe shihet nga keto parti per te qendruar ne jeten politike, eshte bashkimi me partite e medha. "Ne kushtet kur partite e vogla nuk kane force te nderhyjne per ndryshimin e Kodit Elektoral, bashkimi me te medhenjte eshte e vetmja menyre mbijetese", u shprehe Ceka. Por me kete levizje, aleancisti shikon negativisht zhdukjen dhe thellimin e bipolarizimit politik. Ai thekson se fatin e Aleances Demokratike do ta kene pothuajse te gjitha partite e vogla, te cilat ne zgjedhjet e 28 qershorit nuk arriten perfaqesimin ne Parlament. Sipas tij, Shqiperia ne zgjedhjet e ardhshme mund te shkoje vetem me dy forca politike. Por per Presidentin e Aleances Demokratike, Neritan Ceka, Kodi Elektoral duhet ndryshuar jo vetem se perjashtoi nga Parlamentin figura dhe parti me kontribut politik, por dhe se ai nuk e kaloi testin per nxjerrjen e nje qeverie te qendrueshme dhe te pakontestuar. Njeheresh ai u shprehe se numerimi i votave duhet te behet me profesioniste, ose te pakten te jene studente. Ne zgjedhjet e 28 qershorit, partite e vogla te cilat fituan te drejten e perfaqesimit ne Kuvendin e ri, jane Levizja Socialiste per Integrim, Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Partia Republika dhe Partia Drejtesi dhe Integrim. Ndersa kane mbetur jashte, parti te cilat prej disa legjislaturash perfaqesoheshin ne Kuvendin e Shqiperise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›