E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat në Bejrut, të paktën 14 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur

BEJRUT - Të paktën 14 persona mbetën të vdekur dhe mbi 200 të tjerë u plagosën nga një atentat me autobombë në periferinë jugore të Bejrutit, bënë të ditur burime mediatike vendase.

Një bilanc i mëparshëm njoftonte për të paktën gjashtë të vdekur dhe rreth 100 të plagosur.

Ushtria libaneze njoftoi pak më parë se bëhej fjalë për një atentat me autobombë, që ndodhi në Roueiss, një zonë popullore e periferisë.

Rrjeti televiziv vendas, "Al-Manar" shfaqi pamjet e automjeteve dhe të ndërtesave të shkatërruara.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›