"Washington Post" nën sulm kibernetik
SHBA - Gazeta amerikane "Washington Post" bëri të ditur se faqja e saj e internetit ka pësuar sulm kibernetik nga mbështetës të presidentit sirian Bashar al-Assad.
Gazeta bëri të ditur se sot piratët e internetit kishin modifikuar faqen e saj duke dërguar lexuesit e disa artikujve në faqen në internet të Ushtrisë Elektronike Siriane, një grup që mbështet regjimin e presidentit Assad.
"Washington Post" po punon për të zgjidhur çështjen. Më parë gjatë kësaj jave, Ushtria Elektronike Siriane kishte sulmuar faqet në Facebook dhe Twitter të gazetës "New York Post".
(er.nu/voa/BalkanWeb)