Atentat në Greqi, vritet një shqiptar
ATHINË- Një shqiptar ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur, gjatë një atentati nga persona ende të paidentifikuar. Tre shqiptarët po udhëtonin me automjetin e tyre, në qytetin e Athinës, kur dy persona të panjohur nga policia janë afruar me një motor dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre. Si pasojë e këtij sulmi, emigrantiIliargo Hamita ka mbetur i vdekur. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm, kur tre persona me kombësi shqiptare janë qëlluar nga dy individë të paidentifikuar. Policia greke bëri të ditur për mediat se përveç vdekjes së Iliargo Hamitës mbetën të plagosur edhe Tonin Kola dhe Leonard Doka. Pas fillimit të hetimit, punonjësit e policisë së vendit fqinj dyshojnë se ngjarja ka ndodhur për motive ende të paqarta, por dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh. E ndërsa Hamita ka mbetur i vdekur në vend, dy të plagosurit e tjerë janë dërguar në mjediset e spitalit, ku po marrin mjekim intensit. Policia greke ka nisur hetim dhe ka marrë në pyetje dëshmitarë në vendngjarje, ndërsa mendohet se dëshmitë e dy të plagosurve mund të zbulojnë identitetet e dy autorëve të krimit. Policia po punon për zbardhjen deri në fund të kësaj ngjarjeje.