Korçë: një shtëpi përfshihet nga flakët
Erjona ka qenë brenda shtëpisë kur nga drutë e oxhakut të saj një shkëndijë ka shkaktuar djegien e të gjithë shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur sot në orën 13 të mesditës dhe është konfirmuar nga policia e qytetit të Korçës. Flakët e zjarrit kanë përfshirë shtëpinë e familjes Brahushaj në fshatin Mborje. S'ka qenë e vështirë që të përhapeshin flakët pasi shtëpia ka qenë e vjetër, e ndërtuar më dru pishe dhe bredhi. Erjona Brahushaj 15 vjeç ka qenë vetëm në shtëpi kur ndodhi incidenti. Ajo ka treguar për policinë se pasi ka parë flakët në oxhak dhe sipër çatisë së saj, ka vrapuar për të kërkuar ndihmë tek fqinjët. Më pas ka lajmëruar zjarrfikësit, të cilët janë përpjekur të shuajnë flakët por ka qenë tepër vonë, pasi shtëpia ishte mbuluar nga zjarri