E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimet e gjykatës për agresorin e shefit të Kirurgjisë

 

TIRANË- Edhe pse gjykohej për një vrasje të kryer në Gjermani, në vitin 1997, Arben Strazimiri lëvizte lirshëm nëpër Tiranë, derisa plagosi shefin e pavionit të kardio-kirurgjisë, Ali Refatllari. I pandehuri Arben Strazimiri, pranë togave të zeza të Gjykatës së Shkallës së Parë po gjykohet për një vrasje të ndodhur në Gjermani në vitin 1997. Sipas burimeve zyrtare të gjykatës, 35 vjeçar që plagosi me armë të ftohtë shefin e kardiokirurgjisë në QSUT, është i papërgjegjshëm dhe duhej të mbyllej në një qendër rehabilitimi për mjekim të detyrueshëm. Shkak për dhënien e kësaj mase sigurie është bërënjëakt-ekspertim i psikiatrëve, të cilët kanë argumentuar para togave të zeza sëmundjen e rrezikshme që 35 vjeçari ka, atë të çrregullimit të gjendjes nervore dhe papërgjegjshmërisë për veprimet e tij. Sipas këtyre burimeve Strazimiri procedohej në gjendje të lirë. Mësohet se në vjeshtën e vitit 1997, i pandehuri Strazimi pas një sherri mes dy emigrantëve në një kamp qëndrimi në një qytet jugor të Gjermanisë ka goditur viktimën e tij me thikë, duke e lënë të vdekur. Pas kësaj ngjarje, ai është arratisur nga Gjermania për t’u rikthyer në Shqipëri. Por ka qenë kjo gjykatë, që me kryerjen e riekspertimit mjeko-ligjor një vit nga mbyllja e tij në Qendrën Spitalore të Burgut që ka vendosur ta lirojë me masën e sigurisë mjekim të detyrueshëm në shtëpi,për t’u kujdesur familjarët e tij. Vetëm dy muaj më parë, me kërkesë të familjarëve dhe ribërjes së akt-ekspertimit, Arben Strazimiri është çliruar nga çdo masë, pasi gjykata ka vendosur lirimin e tij nga mjekimi i detyruar. Pas këtij vendimi,i pandehuri 35- vjeçar me qetësi të plotë ka marrë thikën dhe është nisur për në drejtim të QSUT-së, në hyrje të pavijonit të kardiokirurgjisë për të plagosur më pas shefin e këtij pavioni, Ali Rafetllari. Menjëherë pas ngjarjes, Strazimiri u arrestua, por gjykata i caktoi sërish masën e sigurisë “mjekim të detyrueshëm në spital të burgut”, ku ndodhet edhe tani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›