Rusi, Putin refuzon takimin me misionin vëzhgues evropian

Një grup monitoruesish europianë të zgjedhjeve thanë se u është refuzuar takimi me kandidatin presidencial, Vlladimir Putin, për shkak të axhendës së tij të ngjeshur.
Interfax citon Tini Koksin, kreun e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(PACE) të ketë thënë se “janë informuar se takimi nuk bën pjesë në planet e Putinit”.
Koks tha se përfaqësues të misionit janë takuar me katër kandidatët e tjerë në garën presidenciale dhe kanë marrë prej tyre ankesat se Putin po vazhdon të përdorë “burimet administrative” për t`i dhënë publicitet fushatës së tij.
Kryeministri rus është favorit në garën zgjedhore ndaj katër rivalëve të tij të dobët në zgjedhjet e 4 marsit, që do t`i jepnin atij mandatin e tretë si president.