Atentat ne mesnate, autori i paidentifikuar
Vlore - Policia e qytetit bregdetar eshte vene ne kerkim te nje personi, i cili akuzohet se ka tentuar te vrase me arme zjarri nje 55-vjecar, teksa ai po i drejtohej hyrjes se pallatit ku banonte, ne nje nga lagjet e qytetit te Vlores. Burime zyrtare te policise vendore thane dje per Atsh-ne se “ngjarja ndodhi pak para mesnates, duke u gdhire dita e sotme (dje), ne lagjen “28 Nentori” te qytetit te Vlores, kur 55-vjecari G.Selimaj, objekt i sulmit, po kthehej ne banese”. Sipas burimeve, i panjohuri ka tentuar te qelloje me pistolete drejt 55-vjecarit Selimaj, i cili shpetoi pa u demtuar, fale reagimit te shpejte. Mesohet se dy personat u perleshen per disa minuta mes tyre, gje qe u shoqerua edhe me shkrepjen e pistoletes qe mbante ne dore autori, qe me pas u largua me shpejtesi nga vendngjarja. Policia ka nisur hetimet, duke marre deshmine e viktimes, i cili ka deklaruar se nuk ka probleme me persona te tjere.