E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi shokun, kapet 23-vjecari

Elbasan - Nje 23-vjecar, nga qyteti i Elbasanit, eshte ndaluar dje nen akuzen e “plagosjes se rende me dashje”. Efektivet e Komisariatit te Elbasanit kane arrestuar Besnik Tatoshin, me banim ne lagjen “Brigaden 17 Sulmuese”, i dyshuar si autori i plagosjes se O. Aliajt. Ngjarja ka ndodhur me 3 tetor te ketij viti. Pas nje grindjeje per motive te dobeta, Besnik Tatoshi dyshohet se ka sulmuar me thike O. Aliaj, i cili eshte derguar ne spital dhe arriti te mbijetoje, fale nderhyrjes se mjekeve. Pas krimit, autori eshte zhdukur pa lene gjurme. Prej 2 muajsh, policia e Elbasanit ishte vene ne kerkim te tij, por pa mundur ta kape. Shefi i komisariatit, Gjelosh Prendi, u shpreh se "kapja u realizuar pas nje pune te gjate operative. Ne fillim kane qene agjentet qe sollen informacion per vendndodhjen e tij dhe me pas u organizua aksioni per kapjen e autorit”. Mesohet se i dyshuari eshte dorezuar pa bere rezistence.
F.S

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›