E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurrenca dhe doganat, memorandum mirekuptimi

Autoriteti i Konkurrences ka ndermarre keto kohe nje fushate nenshkrimi memorandumesh me institucione te ndryshme shteterore ne vend, me qellim krijimin e lehtesirave per bashkepunim. Keshtu, dje, drejtorja Pergjithshme e Konkurrences, Lindita Milo (Lati) dhe drejtori i Pergjithshem i Doganave, Perparim Dervishi, nenshkruan dje nje marreveshje bashkepunimi me qellim garantimin e konkurrences se ndershme ne tregun shqiptar. Sipas ketij memorandumi, Autoriteti ka pergjegjesine e mbrojtjes se konkurrences se lire, respektimin e rregullave per veprimet antikonkurruese. Pas nenshkrimit te memorandumit, te dy titullaret ndane te njejtin mendim se ky eshte nje hap i rendesishem ne kuader te integrimit evropian, ku konkurrenca edhe ne fushen e doganave ka nje rendesi te vecante per nje sistem doganor sa me te shendetshem dhe me perfitime me te ndjeshme per klientet dhe publikun. Palet u angazhuan te bashkepunojne ne sigurimin e te dhenave te domosdoshme ne kryerjen e studimit, analizimit per licencimin e subjekteve tregtuese e importuese si dhe mbikeqyrjes se kushteve te tregut.
Memorandumi i krijon te dy institucioneve, hapesiren e nevojshme qe brenda kuadrit ligjor dhe rregullativ te rrisin bashkepunimin e tyre te ndersjelle, duke shkembyer informacion dhe ekspertize per te permiresuar situaten aktuale ne tregun vendas, lidhur me shkallen e konkurrences, si dhe per te shmangur rastet e kufizimit, te pengimit dhe te deformimit te konkurrences ne kete treg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›