Bie ne korrent, vdes 53-vjecari
Durres - Nje 53-vjecar nga Durresi ka gjetur vdekjen pasditen e djeshme ne vendin e quajtur Fusha e Druve, ne lagjen numer 17 te qytetit. Bexhet Tafa ka vdekur si pasoje e renies ne kontakt me rrymen elektrike. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 15:00 ne banesen e tij dykateshe. Viktima ka qene duke punuar ne tarracen e shtepise per te bere punet qe lidhen me instalimet hidraulike. Ne kohen qe ka qene duke shpuar nje vrime ne veranden e katit te siperm te shtepise, ka humbur ekuilibrin dhe ka rene siper linjes qe furnizon me energji elektrike banesen e vet dhe te shtepive te tjera rrotull. Renia siper linjes ka shkaktuar karbonizimin e 53-vjecarit, i cili ka vdekur ne vend. Per ta zbritur nga telat, eshte dashur nderhyrja e efektivave te KESH, te cilet kane bere stakimin e energjise elektrike per te mundesuar ngritjen e trupit te pajete nga linja ajrore.
K.J