E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat në mesnatë, dy të vrarë e dy të plagosur në Shijak

Plumba kallashnikovi mbi një makinë në “4 rrugët e Shijakut”. Vdesin Mariglen Avdullai e Blerim Kërtilla, plagosen dy shokët e tyre. Policia ngre postblloqe në rrugë, autorët ende të paidentifikuar

Shijak Dy të rinj janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, gjatë një atentati të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Shijak. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23.00, në vendin e quajtur “4 rrugët e Shijakut”, ku ndaj makinës me të cilën udhëtonin 4 të rinjtë u hap zjarr me breshëri, duke shkaktuar edhe tragjedinë. Policia e Durrësit bën me dije se nga ky sulm me armë kanë mbetur të vdekur Mariglen Avdullai, 20 vjeç dhe Blerim Kërtilla, 30 vjeç. Drejt spitalit janë dërguar me urgjencë 28-vjeçari Altin Ibrahimi dhe 33-vjeçari Altin Abdyli, të cilët kanë marrë plagë të rënda nga plumbat. Pak minuta pas atentatit të dyfishtë, policia e Shijakut ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. “Makina ku ndodheshin viktimat ka qenë duke ecur në vendin e quajtur “4 rrugët e Shijakut”. Dyshojmë se kjo makinë ka rënë në pritën e ngritur nga një person i armatosur me kallashnikov, i cili ka qëlluar në drejtim të tyre”, - i tha MAPO-s një burim i policisë. Plumbat u kanë shkaktuar plagë vdekjeprurëse Avdullait dhe Kërtillës, ndërsa dy miqtë e tyre ndodhen nën kujdesin e mjekëve të Durrësit, ku janë dërguar në orët e vona të mbrëmjes. Pas ekspertizës në vendngjarje, policia ka ngritur postblloqe të shumta në rrugët hyrëse dhe dalëse, por deri në orët e para të mëngjesit autori mbetej ende i paidentifikuar. Hetimet e para janë përqendruar te profili i viktimave, për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të tyre, por asnjëri prej të vrarëve apo të plagosurve nuk rezultonte paraprakisht i skeduar nga policia. Burime nga grupi hetimor nuk përjashtojnë edhe ndonjë konflikt të çastit, ndërkohë që shpresat për zbardhjen e krimit të dyfishtë bien mbi dëshmitë e dy të plagosurve. Burime të policisë pohuan se janë duke pritur që gjendja e tyre shëndetësore të përmirësohet, për të zhvilluar seancën e pyetjeve. “Shpresojmë që ata të kenë njohur autorin ose autorët e këtij atentati, për një zbardhje sa më të shpejtë”, - pohuan ata. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni mbi rrethanat e krimit dhe ka ushtruar kontrolle të shumta në rrugë, deri në orët e para të mëngjesit.

mariglen avdullai 20 vjeç

blerim kertilla, 30 vjeç

keta te dy kane vdekur

ndersa

altin brahimi 28 vjecc

altin abdyli 33 vjecc

jane te plagosur

kane qene te kater ne nje makine

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›