E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angjeli: Nano, nje vlere ne gjirin e lidershipin e PS

Ne intervisten per gazeten “Koha Jone”, ish-Ministri i Financave, prof. Anastas Angjeli shprehet se e majta e ka te garantuar fitoren ne zgjedhjet e ardhshme, qe do te zhvillohen ne vitin 2009. Per te, puna qe po ben PS dhe lidershpi i saj, duke u shtrire ne te gjithe vendin, nepermjet takimeve dhe bashkebisedimeve, por dhe keqqeverisja e PD, e sjellin te domosdoshme fitoren vitin e ardhshem. Ne te njejten kohe ai nuk mungon te shprehet se PS ka nevoje per kontrobutin e te gjitha figurave ne PS, perfshire ketu dhe ish-kryetarin socialist Fatos Nano, i cili per te mbetet nje vlere e rendesishme dhe kontribut i nevojshem ne gjirin dhe lidershipin e PS-se. Por nga ana tjeter, Angjeli tha se e majta duhet te bashkohet per te patur nje fitore me se te sigurte ne zgjedhjet e ardhshme, duke bere thirrje dhe ne drejtim te Metes per t’u ofruar drejt ketij bashkimi. Nderkohe qe Angjeli jep dhe qendrimin e tij ndaj rruges Durres-Kukes, duke thene se ajo ka filluar qe ne qeverisjen e Metes dhe Nanos.

Vetem nje vit para zgjedhjeve parlamentare, e majta po tenton te testoje elektoratin permes takimeve ne baze. Mendoni se Rama ka shanse te udheheqe socialistet drejt nje fitoreje me 2009?

Besoj se askush, tashme, nuk dyshon se ne zgjedhjet e ardhshme te vitit 2009, fitorja do te jete per PS dhe forcat e majta e progresiste ne vend. Ne te, jane duke ndikuar nje sere faktoresh, reformues e programesh realiste, konkrete te zhvillimit ekonomik e social te vendit qe po ofrohen si dhe shtrirja e Partise Socialiste jo vetem ne elektoratin e saj por edhe me gjere, ne shoqerine civile etj., ku lidershipi akual luan rolin dhe ka pergjegjesine e vet shume te rendesishme (pa e fetishizuar por edhe pa e nenvleftesuar ate). Nga ana tjeter deshtimet e Qeverisjes aktuale, ne shume drejtime jane mundesi dhe shanse me shume ne mbeshtetje te kesaj fitoreje te pritshme, per te cilen puna dhe perpjekjet nuk duhen reshtur.

Teksa shihet nje perplasje mes LSI dhe PS apo me sakte Meta –Rama, per postin e lidershipit te qeverisjes se ardhme ose jo, a mendoni se nje percarje e mundshme e metejshme favorizon nje mandate te dyte ne pushtet per Berishen?

Natyrisht, qe cdo percarje e se majtes dhe cdo thellim i kesaj percarjeje nuk eshte dhe nuk mund te jete ne te mire te saj dhe fitores ne zgjedhjet e ardhshme. Por une besoj se pergjithesisht e majta, jo vetem ne filozofi e program, qendrime dhe veprimtari, por ajo qe eshte e rendesishme, ne baze, te elektorati dhe te anetaresia e thjeshte e saj, jo vetem qe s’eshte e percare, por perkundrazi, eshte shume prane njera tjetres, pra pergjithesisht konvergon dhe eshte e bashkuar. Natyrisht, probleme te lidershipit, te ambicieve per rolet drejtuese ne pushtetin e ardhshem te se majtes, te shfaqura deri diku me zera dhe forma te ndryshme, perballe problemeve, nevojave qe ka populli dhe ekonomia shqiptare per zhvillim, mireqenie dhe integrim, jane jo vetem shume te vogla pse jo, ne ndonje rast dhe cinike, por besoj, teresisht te kapercyeshme dhe te zgjidhshme.

Vihet re nje menjanim i figurave ne PS, duke mos i deklaruar pjese e projektit te ardhshem te PS. Mes ketyre figurave dhe ish –kryetari Nano. Mendoni se ka ende nevoje PS per keto figura dhe ka ardhur koha te rithirren per te kontribuar per fitoren e ardhshme te se majtes?

Sic e theksova me siper fitorja e se majtes nuk duhet fetishizuar, as personalizuar.

Aq me teper qe jemi duke folur per nje fitore te ardhshme, ne potence, por plotesisht te mundshme, ne kushtet e nje situate te miremeneaxhueshme te se majtes. Ne kete kontekst, cdo levizje qe do te sillte me shume kohezion, me shume kontribute dhe vlera ne PS do te ishte nje hap i rendesishem dhe serioz ne funksion te fitores. Kesisoj, Fatos Nano ishte dhe mbetet nje vlere e rendesishme dhe kontribut i nevojshem ne gjirin dhe lidershipin e PS-se.

Serish te investimet, si e konsideroni investimin per ndertimin e rruges Durres-Kukes dhe sa do te rendoje kjo veper mbi shqiptaret, duke patur parasysh dhe akuzat e socialisteve per shpenzime te teperta ne nje veper pa projekt?

Nuk besoj se ka njeri qe ka dhene ndonje gjykim negativ per kete ceshtje, sidomos per domosdoshmerine e ndertimit te saj dhe efekteve pozitive qe ajo do te sjelle ne zhvillimin ekonomik e social te zones veriore te vendi. Dhe ne vecanti per marredheniet ekonomike, njerezore e te kapitalit, te tregtise, te turizmit, te transportit, dhe te zhvillimeve te ardhshme strategjike Shqiperi Kosove. Ajo qe eshte vene ne diskutim dhe eshte debatuar eshte menyra dhe procedura e zhvillimit te procesit te tenderimit, kostoja e saj dhe menyra e financimit dhe ndikimi i saj ne kostot buxhetore per sot dhe ne te ardhmen. Dhe me qe pyesni per koston, padyshim qe ajo do te jete e konsiderueshme per buxhetin e shtetit dhe per qytetaret shqiptare, ashtu sic edhe ka anet pozitive.

Perse qeveria juaj nuk e ndertoi kete veper?

Nuk eshte e vertete. Rruga e ka emrin Durres-Kukes-Morine. Aksi Durres-Milot eshte filluar dhe perfunduar nga Qeveria Meta e Nano. Disa segmente ne afersi te Kukesit jane bere qe ne ate periudhe me mbeshtetjen e donatoreve.

Por gjykimi nuk behet ne kete menyre pse se bere ti dhe une po e bej. Cdo qeveri ka program dhe prioritete. Une besoj se ne periudhen tone ishte me e domosdoshme te ndertoje Shqiperine e djegur dhe te shkaterruar nga ngjarjet e 97, institucionet, gjykatat, doganat, kufirin, komisariatet, ujesjellsat, disa akse me prioritare per ate moment ne zhvillimin e Shqiperise dhe pa e lene pas dore, sic e theksova edhe kete veper. Nga ana tjeter, ne periudhen tone stabiliteti makroekonomik dhe marreveshjet me FMN nuk lejonin me shume se 60-80 milion dollare kredi tregtare (sot 130-200) etj. Pra askush nuk ka qene kunder, por menyra e financimit dhe shtrirja ne kohe duhet bere ajo qe eshte me efektivja.

Po cili do te jete ndikimi i saj ne ekonomine tone dhe ate te Kosoves?

Sic e theksova ndertimi dhe perfundimi i kesaj rruge eshte nje hap pozitiv ne zhvillimin ekonomik e tregtar te zones veriore te vendit tone. Ajo sjell me shume zhvillim, levizje dhe qyteterim. Nga ana tjeter ajo do t’i jape zhvillim levizjes se lire te njerezve, kapitaleve marredhenieve te tregetise dhe zhvillimit te transportit, turizmit dhe afrimit te metejshem ekonomik, tregtar e njerezor midis dy vendve tona dhe asaj qe une do ta quaja ekonomi te shqiptareve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›