Obama, tërheqja e parë nga premtimet elektorale
Uashington (Start)- Barak Obama dhe qeveria e tij nuk do të ndërhyjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në zgjidhjen e konfliktit midis Indisë dhe Pakistanit lidhur me problemin e Keshmirit. Ndërkohë, një ndër premtimet e presidentit të ri amerikan, Obama gjatë fushatës elektorale, ishte emërimi i i një diplomati të posaçëm amerikan për ndërhyrje në zgjidhjen këtij problemi. Ekipi i politikave të jashtme amerikane pranë Obamës, deklaroi mbrëmë se Keshmiri është një problem që duhet të zgjidhet midis Indisë dhe Pakistanit.
Gjatë një interviste që Obama dha për revistën Times në numrin e Tetorit, ai pati deklaruar se pas konsultimeve që kishte bërë edhe me ish presidentit amerikan Bill Klinton, mendonte që SHBA-të duhet të emëronin një diplomat të posaçëm për zgjidhjen e këtij konflikti.