E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentate terroriste në Damask, në shënjestër policia kriminale

DAMASK- Disa civilë dhe anëtarë të forcave të sigurisë u vranë pas dy atentateve që kishin vënë në shënjestër dy ndwrtesa të sigurisë në Damask, njoftoi televizioni zyrtar sirian.

Televizioni shtetëror theksoi se dy sulmet kishin vënë në shënjestër policinë kriminale dhe një qendër të shërbimeve sekrete të aviacionit duke shkaktuar të vdekur mes civilëve dhe anëtarëve të forcave të policisë.

Një nga shpërthimet ndodhi në bulevardin ''Bagdad'' dhe në lagjen al-Qasaa, ndërkohë që shpërthimi i dytë ndodhi në lagjen Douar al-Jamarik. Stacioni televiziv konfirmoi përveç të tjerash se sipas informacioneve të para bëhej fjalë për shpërthimin e dy veturave të mbushura me lëndë eksploziv.

Observatori sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH) theksoi në një komunikatë se disa anëtarë të forcave të sigurisë ishin vrarë dhe të disa të tjerë ishin plagosur nga sulmi terrorist kundër qendrave të sigurisë. Këto shpërthime ndodhën dy ditë pasi u shënua njëvjetori i kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Asad.

Nga ana tjetër, i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, që të jetë unik në përpjekjet e tij për përfundimin e dhunës, e cila Sirinë e ka sjellur në prag të luftës civile.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›