Atentatet në Tiranë, ende pa autor
TIRANE-Katër ekzekutimet e bujshme të kësaj vere në Tiranë, me viktima, persona të cilët policia dhe prokuroria i klasifikon me të kaluar të errët, kanë tronditur dhe çoroditur jo vetëm opinionin por edhe vetë komponentët që merren me zbulimin e krimeve. Nga vrasja misterioze e Nadien Zenelit, 32-vjeçarit dibran, misterioze për vetë mënyrën e ekzekutimit, deri te atentati ndaj Pavlin Markut, Tirana u trondit edhe nga dy ekzekutime të tjera.
Anëtari i "Poter Al" dhe i besuari i drejtësisë, Aleksandër Koliçi, u tha se u vra nga shoku i paraburgimit, të cilin e kishte pasur edhe në burg, ndërsa vrasja e kuksianit Sokol Doçi s'ka motive e as autorë.
Tashmë me të njëjtin "fat" zbulimi ka gjasa të vijojë edhe atentati i së martës mbrëma, ku dy persona qëlluan me armë mbi 30-vjeçarin Pavlin Marku. Fillimisht u fiksuan motivi dhe i dyshuari, por prokuroria rrëzon hetimin 16 orësh të policisë së Tiranës, duke lënë të lirë të prangosurin.
Arrestimi u konsiderua i paligjshëm, ndërsa ekspertët e hetimit të krimit si dhe funksionarë të policisë që ishin pjesë e grupit të punës, u shtangën para lirimit të të dyshuarit. Prokuroria e besoi alibinë e Astrit Vladit, alibi e njëjtë me atë të autorit të dyshuar të vrasjes së Aleksandër Koliçit, por ky i fundit nuk mundi t'i shpëtonte