Atentati, 20 ditë burg autorëve
Arben Binjaku dhe Nevit Hyseni, dy personat e arrestuar të shtunën e kaluar nga operacioni “C4” do të qëndrojnë 20 ditë në burg.
ELBASAN/ ALDO KOZARJA
Gjykata e Elbasanit ka vendosur dje ndaj tyre masën e sigurisë “burg me afat”, duke kërkuar që brenda kësaj kohe të kryhen veprimet e nevojshme për faktimin e veprave penale për të cilat akuzohen. Mbi Binjakun dhe Hysenin, të arrestuar nga policia me dyshimin se në momentet që ishin duke përgatitur një atentat ndaj një familjeje për motive hakmarrjeje, rëndojnë akuzat e “vrasjes për hakmarrje, të mbetur në tentativë”, si dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Mësohet se pasi janë njohur me vendimin e togave të zeza ata janë transportuar menjëherë për në ambientet e burgut të Peqinit, ku do të qëndrojnë për afatin e përcaktuar në masën e sigurisë.
Ndërkohë që bëhet e ditur se, provat e sekuestruara nga policia janë duke u administruar nga ana e grupit hetimor, i cili pritet t’i dërgojë ato për ekspertim në Tiranë. Sipas policisë, ekspertiza do të saktësojë se kush ishte personi që po përgatiste atentatin. Arben Binjaku, lindur e banues në Elbasan, si dhe Nevik Hyseni lindur e banues në Vlorë, u arrestuan në flagrancë nga policia të shtunën e kaluar, pasi iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej një kilogram lëndë plasëse C-4, si dhe 2 mina me telekomandë, të cilat do të instaloheshin në një banesë 4-katëshe në lagjen “Çlirim” të qytetit të Elbasanit. Sipas bluve, atentati do të kryhej me qëllim hedhjen në erë të banesës për motive hakmarrjeje, për vrasjen e vëllait të Binjakut një vit më parë. Ngjarja në të cilën ka humbur jetën vëllai i Arben Binjakut, Spiro Binjaku ka ndodhur më 5 shtator të vitit të shkuar në Breshia, Itali. Për vrasjen e vëllait të tij policia italiane ka shpallur në kërkim tre persona nga qyteti i Elbasanit, një nga të cilët është dhe F.N., në shtëpinë e të cilit do të vendosej lënda plasëse së bashku me dy mina të telekomanduara. Pas ndalimit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy mina me telekomandë dhe 1 kilogram lëndë plasëse të tipit C4.
Familjarët: Policia manipuloi provat
Dy ditë më parë familjarët e të arrestuarit Arben Binjaku, në një reagim të bërë publik në media pohuan se, ai nuk ka pasur lidhje me atentatin e planifikuar me mina me telekomandë. Sipas familjarëve, policia e Elbasanit kishte manipuluar provat për të vënë në pranga djalin e tyre. Ata e argumentuan me faktin se ai ishte kapur shumë larg vendit ku u arrestua vlonjati Hysenaj dhe u gjetën materialet komprometuese.