E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stina e nxehte e spektakleve

GOSSIP PANORAMA 

Da r k a t prenotojini para ekranit, pasi kjo verë pritet që të jetë një stinë e mbushur me ngjarje të shumta
televizive. Spektakle që do t’iu mbajnë të mbërthyer para ekranit, teksa pushoni në
vapën përvëlonjëse. “Kënga Magjike”, “Super Model of the World”, “Maratona e Këngës Popullore” dhe
“Mikrofoni i Artë”, pritet që të jenë disa nga evenimentet që do t’iu mbajnë të gozhduar
para ekranit, përveç koncerteve të shumta që janë planifikuar në bregdet, pasi një pjesë
e mirë e spektakleve do të zhvendosen në plazhe. Ardit Gjebrea sapo ka lançuar në televizion
garën e madhe të “Kënga Magjike”, festivali më prestigjioz i muzikës, ku pranimet
e këngëve pritet të mbyllen në shtator, për të sjellë më pas një sezon me adrenalinë pikërisht në stinën e
vjeshtës. Në “Klan”, pritet që të fillojnë një sërë emisionesh të tjera, të cilat do të finalizohen me projektin televiziv
“E diela në Klan”, sërish me Ardit Gjebrean. Ndërkohë
“Mikrofoni i Artë”, festivali i muzikës moderne, pritet të
udhëtojë fillimisht nëpërmjet radios dhe më pas në ekran,
me muzikën më të mirë që vjen nga vendi dhe trojet e
tjera shqiptare. Pas “Big Brother”, një nga formatet më të
ndjekura televizive shqiptare, “Top Channel” sugjeron
gjatë stinës së nxehtë, pikërisht në korrik, startin e programit
“Në kërkim të Super Model”, që është edhe pragu
i hyrjes së vajzave në garën e atyre që do të udhëtojnë më
pas drejt pasarelave të agjencisë së njohur të modës “Ford”.
Ky program drejtohet nga prezantuesja e
njohur Arbana Osmani, ndërkohë që
në po të njëjtin ekran, “Top Select” pritet të
marrë ngjyra më të forta, pikërisht ato të
stinës që po kalojmë,duke u zhvendosur në
disa nga plazhet më të
bukura të vendit, me
lidhje direkt si dhe
muzikën më të mirë të
momentit. Zgjedhjet
nuk mungojnë edhe
për ata që preferojnë
muzikën popullore.
Në Klan, “Maratona
e Këngës Popullore”,
sivjet nuk do të fillojë
më në studio, por
në disa nga qytetet
kryesore të vendit,
ku do të stacionohen
disa nga artistët më të
mirë të muzikës folk,
që do të konkurrojnë
për çmimin e madh,
një program. i cili drejtohet
nga Pandi Laço.
Por kjo verë do tëofrojë gjithashtu edhe
koncerte të shumta,që nuk komandohen me anë të pultit të televizorit. Një numër i madh koncertesh
pritet të mbahen nga artistët shqiptarë nga Durrësi,
Shkodra, Vlora dhe Saranda, ndërsa në Tiranë pritet
që gjatë verës të mbërrijnë grupet të njohura të muzikës
botërore, mes të cilave “Def Leppard” dhe “Whitesnake”,
që organizohen nga “Living room show”.

PONI: “Më prisni,kthehem ndryshe”

Nëse keni menduar se
këngëtarja e muzikës është
zhdukur nga tregu, jeni
gabuar, pasi ajo pret të
rikthehet krejt ndryshe nga
sa e keni imagjinuar. Ajo ka
rrëfyer për gazetën se është
duke mbyllur përgatitjet për
albumin e saj të ri dhe pritet
që në fillim të muajit korrik
të rikthehet me një album të
ri, videoklipe të reja dhe një
look krejt ndryshe. E sapo
kthyer nga një turne i gjatë
dhe shumë i suksesshëm në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, ku edhe ka realizuar një set fotografish nga
Fadil Berisha, Poni rrëfeu për gazetën se, albumi i
saj do të jetë gati në fillim të muajit korrik dhe pritet
që të lançohet përveç Shqipërisë, edhe në të gjitha
trevat shqipfolëse. Ndërkohë që ka mundësi që pas
promovimit, këngëtarja më e suksesshme e muzikës
labe, të startojë edhe një turne të gjatë koncertor
brenda dhe jashtë vendit.

ANGELINA JOLIE “Seksi i bën mirë shtatzënisë”

Mamaja më seksi në botë, aktorja Angelina Jolie, ka
konfirmuar se gjatë shtatzënisë nuk ka hequr dorë
nga seksi. Në një intervistë aktorja ka deklaruar
se të bërit seks i bën mirë shtatzënisë, edhe pse
tashmë është në muajin e nëntë. Kjo deklaratë
është komentuar si një mënyrë paksa e sforcuar e
aktores për të tërhequr vëmendjen e publikut, por
edhe për të mbajtur sa më afër bashkëshortin e saj,
për të evituar ndonjë tradhti të mundshme. Por duket
se aktorja ka justifikuar gjithçka duke u shprehur se
të bërit seks për të është më shumë një këshillë e
mirë shëndetësore, sesa një dëshirë e saj personale,
pasi ardhja në jetë e dy binjakëve është më e rëndësishme
se seksi.

Dieta spartane e ARMEND REXHEPAGIQ

Pas sukseseve të fundit si kompozitor dhe mosshfaqja në skenë, ka bërë që
Armend Rexhepagiq, të shtojë disa kile mbi peshën e
tij. Por kjo gjë e ka shqetësuar artistin e njohur kosovar, prandaj ai është duke ndjekur një
dietë shumë të rreptë nën vëzhgimin e bashkëshortes
së tij Aida Baraku, me qëllim që në prag të stinës së
vjeshtës, ai të jetë në formën më perfekte. Miq të
tij të afërt rrëfejnë se dieta që ai ndjek është shumë
sekrete dhe përmban një regjim mjaft të fortë përsa i
përket të të ushqyerit. Flitet se një ndër miqtë që e ka
nxitur më shumë për t’ iu nënshtruar rënies në peshë ka
qenë Ardit Gjebrea, i cili gjithashtu është duke ndjekur
një dietë mjaft të mirë në kryeqytet, në klinikën e një
dietologeje të njohur, me qëllim që të jetë gjithmonë në
formën më perfekte për t’u shfaqur në ekra n.

POLI “Në shtratin e gabuar, vetëm kur jam i dehur”

Së fundmi ai ka qenë në qendër të vëmendjes me flirtin me Inën, madje u fol
edhe për një natë të nxehtë dhe pasionante që ai kishte kaluar në një hotel në
qytetin e Vlorës. Pol Babi, një nga protagonistët më të pëlqyer nga publiku
rrëfen për gazetën sekretet, dëshirat dhe veset e krevatit, të gjitha momentet
më pikante që kalon në dhomën e gjumit, qoftë kur është me Inën, apo vetëm,
qoftë në shtëpinë e tij apo në udhëtime të gjata, të cilat së fundmi kanë qenë pjesë e
axhendës së tij dhe miqve të tjerë të grupit.
Sa kohë kalon zakonisht në krevat?
Aq sa e kam të nevojshme.
Gjatë kësaj kohe, sa orë e kalon në gjumë?
Shumë pak.
Preferon të flesh me pizhame, të brendshme apo lakuriq?
Të brendshme, varet edhe lakuriq në disa raste...!
Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…?
Asnjë nga të treja.
Që do të thotë?
Relaksohem.
Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Vend intim dhe do të ishte shumë i kompletuar në qoftë se do të kishte dhe një femër të
bukur brenda, Ina është idealja.
Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
Zakonisht preferoj të fle në pozicion anësor.
Kur je me të dashurën (Inën) në krevat çfarë pozicioni fle?
Ballë përballë, kur mërzitem i kthej kurrizin (qesh).
A mund të dallosh një femër nëse është seksi vetëm nga pozicioni si fle?
Ka të bëjë shumë sesi një femër e vërtetë di të sillet në çdo moment, një femër seksi duhet
të jetë edhe kur është duke fjetur gjumë.
Ju qëllon qe të shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht?
Për zanoret e alfabetit...(qesh)
Preferon të mbulohesh shumë apo pak?
Më bezdis çarçafi...
A flet në telefon, bën thashetheme apo biseda erotike kur je vetëm?
Nuk merrem kurrë me thashetheme...
Cila është loja e preferuar që bën në krevat?
Vras mushkonja.... (qesh)
A të ndodh të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?
Po vetëm në qoftë se dua ti them edhe njëherë natën e mirë të dashurës.
A ke bërë ndonjëherë gjëra të papëlqyeshme në shtrat?
Nuk bëj asnjëherë gjëra të papëlqyeshme në shtrat, kur jam në shoqërinë e ndonjë femre
të bukur.
Çfarë urreni më shumë, kur jeni me dikë tjetër?
Bisedat e zgjatura.
Kur je vetëm ju ka ndodhur të zgjoheni duke shtrënguar jastëkun?
Jo, sepse jastëku në mëngjes është në tokë.
Si do të ndiheshit nëse e dashura ju kthen kurrizin?
Shumë i lumtur...(qesh)
Nëse një person i të njëjtit seksit ju prek, si do të reagonit?
Nuk do ta ofendoja, por do t’i thosha që ka ngatërruar adresë.
Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën para se të shtrihesh?
Nuk kam asnjëherë një orar fiks, zakonisht bëj një dush që të ndihem më i çlodhur.
Të ndodh të dëshirosh dikë sa herë ndihesh vetëm?
Normale, dëshiroj gjithmonë atë që dua.
A fut ndonjë kafshë në krevat?
Dhelpra plot, gjithmonë futen në krevatin tim...(qesh)
Ju ka ndodhur të zgjoheni në shtratin e dikujt e të thoni : Ç’dreqin dua këtu?
Po shumë herë, madje kam thënë “Sa tapë isha dje”.
Ku preferon të flesh përveç krevatit, në divan apo dhomën e prindërve?
Ku të më zërë, edhe në pyll (qesh)
Çfarë nuk ju pëlqen kur jeni duke udhëtuar dhe flini në ndonjë hotel?
Zhurmat, dua qetësi.
Preferon të flesh me dritë ndezur apo në errësirë?
Fikur, por pse jo me llamba të vogla, që të shoh me kë jam në shtrat se mos e ngatërroj.
Për kë lutesh para se të flesh?
Asnjëherë nuk e bëj këtë gjë.
Çfarë fjale përdor për t’i thënë të dashurës “Natën e mirë”?
Zakonisht nuk them fare, se nga lodhja na këput dhe flemë gjumë pa i thënë asnjë
fjalë njeri-tjetrit.
Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?
Preferoj të kem një mëngjes dinamik dhe dëgjoj muzikë trans me volumin në maksimum.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›