E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati i deshtuar ndaj Braun, pranga edhe nje shqiptari

Londer- Policia e Londres arrestoi nje kosovar si te dyshuar per atentatin e deshtuar ndaj kryeministrit britanik Gordon Braun dhe paraardhesit te tij, Tani Bler. Dy jave me pare agjentet e Scotland Yardit kishin arrestuar tre persona me origjine nga vendet arabe, kurse te enjten eshte bere shoqerimi i dy te tjereve, mes te cileve edhe 29-vjecari nga Kosova. Autoritetet nuk bene te ditur emrin e tij, por thane se e dyshojne si si bashkepunetor ne krim. Gjykata e Londres la ne burg te dyshuarin kryesor, Ishaq Kanmi, 22 vjec, i akuzuar per akte terroriste me qellim vrasjen e kryeministrit Braun. Ai eshte nen hetim edhe si pjesetar i organizates terroriste Al Kaeda, ndersa ka marre pjese ne mesazhin kercenues te publikuar ne nje faqe interneti qe u be shkak per nisjen e hetimeve. Bashke me te akuzohen edhe dy vellezerit Abbas Iqbal, 23 vjec dhe Ilyas Iqbal, 21 vjec. Ata dyshohen per shperndarjen e literatures me permbajtje aktet terroriste ne zonen e Blackburn dhe Lancashire. Kanmi sipas agjenteve te policise, prej gjashte vitesh udhetonte ne Finlande ku predikonte per myslimanet dhe ne momentin e ndalimit ishte nisur per ne vendin nordik per te kremtuar Kurban Bajramin. Hetimet e Scotland Yard zbuluan se pas tre te arrestuarve fshiheshin edhe dy bashkepunetore te tjere, njeri prej te cileve 29-vjecari nga Kosova. Shqiptari eshte ndaluar dy dite me pare ne qender te Londres gjate dites se enjte dhe dyshohet se ka lidhje te ngushta miqesie me te ndaluarit. Procesi ndaj grupit nis ne muajin shtator te ketij viti, ndersa policia po heton per persona te tjere te perfshire ne kete aktivitet te dyshuar terrorist. Nena e Kanmi mohoi qe djali i saj te ishte pjese e nje organizate terroriste.

Itali

Policia spanjolle ne zonen e Ibizas arrestoi dje shqiptarin e kerkuar per aksidentimin me pasoje vdekjeje te nje te mituri italian dy muaj me pare ne Xhenova. Ylber Ndoi sipas medieve italiane, eshte kapur pas nje ndjekjeje te gjate, Ai akuzohet se me 1 korrik te ketij viti shtypi nje 17 vjecar me makinen qe kishte grabitur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›