BSH, "shtrengon" bankat per kredite
Mbikeqyrje me e rrepte dhe me shume masa kufizuese ndaj bankave te nivelit te dyte kryesisht per procesin e kredidhenies. Pak a shume ky ka qene thelbi i nje rregulloreje te re qe ka miratuar Keshilli i Mbikeqyrjes se Bankes se Shqiperise gjate mbledhjes se djeshme. Sipas burimeve te Bankes, rregulloret parashikojne kryesisht masa te vecanta per monitorimin e rrezikut nga kredidhenia ne monedhe te huaj ose te indeksuar me kurs kembimi, e cila mund te shfaqe rrezik kryesisht ne rastet kur kredimarresit gjenerojne te ardhura ne monedhe vendase. Gjithashtu do te kete rritje te kerkesave per shpenzime kapitali per portofolet e kredive te bankave te percaktuar si te ekspozuar ndaj rrezikut te kursit te kembimit. Kjo mase e Bankes eshte vijimesi te ndryshimeve te marra me pare nga autoriteti qendror bankar ndaj bankave te nivelit te dyte me qellim reduktimin e rrezikut qe mund t'u vije bankave nga moskthimi i kredive. Te gjitha bankat detyrohen me ligj te qe te ruajne nje rezerve te pervitshme te detyrueshme me qellim per te perballuar cdo efekt shoc qe mund te vije nga moskthimi i kredive. Dje duke qene se, fenomeni i huave te keqija po vjen gjithe e ne rritje ne sistemin tone bankar per shkak te rritjes me ritme shume te shpejta te dhenies se kredive, Banka e Shqiperise eshte duke e forcuar rregulloren per te rritur rezerven e detyrueshme. Burime nga BSH, njoftuan se, per vitin qe shkoi, por edhe per periudhen ne vazhdim rritja me ritme te shpejta e kreditimit eshte shqetesimi themelor qe Banka e Shqiperise ka lajmeruar ne mbledhjet e meparshme te keshillit te mbikeqyrjes. Brenda sektorit te kredise shqetesim mbetet fenomeni dhenies se kredise ne valute. Banka e Shqiperise ka lajmeruar se, per te menjanuar rrezikun per kthimin e kredive bankat e nivelit te dyte duhet te japin huane ne valuten qe klienti ka te ardhurat.