Projektbuxheti 2009 ne kuvend gjate tetorit
Projektbuxheti i vitit 2009 pritet te kaloje ne Kuvend me shpejt se vitet e tjera. Ekspertet ne ministrine e Financave shpresojne qe projekti te kete marre miratimin qeverise brenda shtatorit per te qene nisur diskutimet ne kuvend brenda tetorit. Ky eshte viti i dyte qe buxheti i vitit pasardhes miratohet para muajit dhjetor ne menyre qe kur te nise zbatimi me 1 janar te jete dekretuar nga presidenti dhe te jete botuar edhe ne fletoren zyrtare. Por per here te pare ne 2009, buxheti eshte hartuar mbi nje baze te re ligjore, qe eshte ligji organik i buxhetit. Ne themel te bazes se re ligjore jane rritja e pergjegjesive per zbatimin e buxhetit dhe nje transparence me e madhe qe e shoqeron kete proces. Por me e rendesishmja eshte qe aktoret qe zbatojne buxhetin marrin penalitete deri ne ndjekje penale ne rast se nuk permbushin detyrimet qe rrjedhin nga hartimi i buxheteve vjetore. Shperndarja e investimeve do te behet, jo sipas dikastereve, por sipas projekteve. Permiresimet ne ligjin organik te buxhetit te shtetit, synojne me teper transparence ne shpenzimet me fondet publike per te luftuar korrupsionin dhe rritjen e eficenses se perdorimit te ketyre fondeve.
Risia
Per here te pare kete vit buxheti i shtetit eshte hartuar mbi nje baze te re ligjore, e cila synon rritjen e kerkeses se llogarise dhe penaliteteve ndaj zbatuesve te buxhetit. Parashikohet edhe raportim ne kuvend te pakten dy here ne vit.
Risia
Per here te pare kete vit buxheti i shtetit eshte hartuar mbi nje baze te re ligjore, e cila synon rritjen e kerkeses se llogarise dhe penaliteteve ndaj zbatuesve te buxhetit. Parashikohet edhe raportim ne kuvend te pakten dy here ne vit.