Buxheti 2009 rritet 400 mln USD
Buxheti i 2009 pritet te perfshije nje vlere monetare rreth 400 milione dollare me te larte se, buxheti suplementar i ketij viti. Shifra e totale e te ardhurave qe parashikohet te arrihet ne vitin gjate vitit 2009 eshte 336 miliarde leke nga 303 miliarde leke qe eshte parashikuar buxheti i ketij viti. Burimet ne ministrine e Financave bejne te ditur se, burimet kryesore te te ardhurave te buxhetit do te jene nga TVSH-ja, Tatimi mbi Fitimin, akcizat dhe taksa e sheshte. Tatimi mbi te ardhurat nga TVSH per gjashtemujorin e dyte te vitit 2008 eshte rritur me 5 miliarde leke, perkatesisht me 4,5 miliarde leke nga TVSH ne import dhe 500 milione leke me shume priten te arketohen nga TVSH e brendshme. Tatimi mbi fitimin eshte rritur me 4 miliarde leke me shume bazuar ne ritmet e larta te rritjes se perfituar gjate pese mujorit te pare te 2008. Tatimi mbi te ardhurat personale eshte rritur me rreth 7 miliarde leke, bazuar edhe per kete ze, ne ritmet e larta te rritjes. Nga ana tjeter, te ardhurat nga taksa doganore, nga pushteti lokal dhe nga kontributet kane mbetur te pandryshuara bazuar ne ecurine e tyre te deritanishme. Nepermjet projektbuxhetin 2009 jane percaktuar fushat kryesore qe do te mbeshteten me fonde shtese. Kryesisht keto fonde do te kanalizohen per politikat e arsimit, shendetesise, transportit dhe mbrojtjes te shpallura si prioritete edhe ne strategjite e zhvillimit social-ekonomik te vendit. Sipas percaktimeve paraprake per vitin ne vazhdim Ministria e Arsimit dhe Shkences perfiton shtese fondesh rreth 1 miliarde leke. Kryesisht keto fonde do te perdoren per investime te reja ne shkolla, rehabilitime dhe pajisje te ambienteve shkollore. Ndersa, Ministrise se Shendetesise, ne programin "Sherbime te Kujdesit Paresor", i shtohen per vitin 2009 rreth 100 milione leke per medikamente te rimbursueshme. Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit i shtohen ne programin "Rrjeti i Rrugeve Nacionale" per vitin 2009 rreth 7 miliarde leke ne zerin per projektin "Rruga Durres-Kukes-Morine". Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, ne programin "Sigurimi Shoqeror", i shtohen perkatesisht ne vitin 2009 rreth 2.9 miliarde leke per perballimin e efekteve te rritjes se pensioneve. Ndersa, ministrise se Brendshme i shtohen perkatesisht ne programin "Policia e Shtetit" per vitin 2009 rreth1 miliarde leke per ndertim dhe rikonstruksion objektesh, pajisje dhe mjete transporti dhe per trajtimin e familjeve te policeve te plagosur dhe te vrare me ndihme ekonomike. Ministrise se Mbrojtjes, ne vijim te riklasifikimit te shpenzimeve per pagesen e ushtarakeve te prekur nga reforma dhe pagesen e ushtareve aktive per vitin 2009 i shtohen 445 milione leke. Por pervec ekzekutivit shtesa ne buxhetet e tyre perfitojne edhe institucionet e pavarura.
Treguesit buxhetor 2009
Pagat dhe pensionet
Fondi mesatar i pagave rritet mbi ritmet 6 per qind.
Per sektoret e arsimit dhe shendetesise, rritje respektivisht 15 dhe 18%.
Forcat e armatosura perfitojne nje rritje vjetore te pages 10 per qind.
Ndersa administrata qendrore do te perfitoje nje rritje page mesatare 7 per qind.
Pensionet e qytetit rriten 10 per qind.
Pensionet e fshatit rriten me 15 per qind.
Rritja ekonomike
Rritja e ekonomike parashikohet 6 per qind.
Inflacioni 3 per qind.
Deficiti buxhetor jo me shume se 3.5 per qind.
Treguesit buxhetor 2009
Pagat dhe pensionet
Fondi mesatar i pagave rritet mbi ritmet 6 per qind.
Per sektoret e arsimit dhe shendetesise, rritje respektivisht 15 dhe 18%.
Forcat e armatosura perfitojne nje rritje vjetore te pages 10 per qind.
Ndersa administrata qendrore do te perfitoje nje rritje page mesatare 7 per qind.
Pensionet e qytetit rriten 10 per qind.
Pensionet e fshatit rriten me 15 per qind.
Rritja ekonomike
Rritja e ekonomike parashikohet 6 per qind.
Inflacioni 3 per qind.
Deficiti buxhetor jo me shume se 3.5 per qind.