Sarande, hidhet ne ere servisi
Sarande- Persona te paidentifikuar kane hedhur ne ere nje servis ne qytetin e Sarandes. Shperthimi ne oret e para te mengjesit te djeshem ka terrorizuar banoret dhe pushuesit e shumte, ndersa brenda pak minutave eshte kthyer ne hi objekti, me nje dem mbi 10 milione leke. Burime zyrtare te policise thane pas hetimeve te kryera se dyshohet te jete nje hedhje ne ere me tritol qe ka sjelle edhe djegien e servisit, ose nje zjarrvenie e qellimshme.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 00:10 te mengjesit ne lagjen nr. 4 te qyteti te Sarandes, prane ish-Parkut Automobilistik. Shperthimi eshte degjuar ne te gjithe zonen, ndersa ka pasur edhe krisje te xhamave e dritareve. Burime zyrtare te policise thane se objekt i sulmit ka qene nje servis ne pronesi te Agim B. Vete mekaniku, prona e te cilit u demtua teresisht, ka shkuar bashke me mjetet zjarrfikese dhe policine ne vendngjarje. I pyetur nga policia ai ka shpjeguar se nuk ka pasur konflikte me askend, ndersa ka hedhur dyshime se mund te jete bere per shkak te konkurences. Agim B., sipas uniformave blu, kryente nje aktivitet te ligjshem qe prej 18 vitesh ne qytet. Vete i demtuari eshte shprehur se si pasoje e shperthimit jane shkaterruar teresisht pajisjet dhe makinerite qe mundesonin riparimin e mjeteve.
Fillimisht eshte dyshuar se ngjarja mund te ishte rrjedhoje e shperthimit te bombolave te gazit qe gjendeshin shume prane repartit mekanik. Por policia konstatoi se ato nuk ishin prekur per fat te mire, pasi eksplozioni i tyre mund te sillte dhe pasoja me tragjike. Burime zyrtare nga grupi hetimor thane se dyshohet per nje zjarr te qellimshem te vendosur ne servis, ose vendosja e nje sasie te madhe tritoli, mbi 1 kg qe mund te kete shkaktuar shkaterrimin e plote te objektit. Banoret thane se zhurma ishte e madhe dhe se ishte nje shperthim eksplozivi. Deri dje ne mbremje nuk ka pasur asnje te ndaluar, ndersa policia ka kryer disa shoqerime per kete rast.
B.Bejko
Precedentet, dy shperthime brenda javes
Nje jave me pare ne Sarande jane ndiere edhe dy shperthime te fuqishme eksplozivi. Nje makine dhe ambientet e nje shtepie dy kateshe ne ndertim u shkaterruan ne lagjen nr. 4 dhe ne fshatin Gjashte. Atentati i pare ka ndodhur ne te njejten lagje me ate te djeshmin, ku u be objekt nje servis. Per shperthimin ne fshatin Gjashte policia identifikoi si autor punetorin qe kishte ndertuar banesen dhe qe pretendonte se nuk ishte paguar nga pronari i shtepise.
Rreshen
"Veteplagoset" ne rrethana misterioze
Nje 23-vjecar nga Rresheni eshte plagosur ne rrethana misterioze, ndersa perfundoi ne spital me plage te renda dhe ne rrezik per jeten. Policia vendore deklaroi dje se mori njoftim per ngjarjen e ndodhur rreth ores 23:20 te mbremjes se enjte, vetem 500 metra larg komisariatit. Dy grupe shokesh kishin shkuar per te luajtur futboll, (kalceto), ndersa Kreshnik Gjini ishte ulur ne shkalle per te ndjekur ndeshjen. Te pranishem kane qene edhe persona te tjere kur jane degjuar dy te shtena pistolete dhe me pas eshte pare trupi i Gjinit i shtrire dhe pergjakur. Menjehere 23-vjecarit i eshte dhene ndihma e pare duke e derguar fillimisht ne spitalin e Rreshenit. Mjeket konstatuan se i riu ishte prekur nga dy plumba ne trup, pjesen e barkut. Plaget e renda kane bere qe bluzat e bardha ta dergojne drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes. Policia tha se ka nisur hetimet ne dy pista, nje sherr mes te rinjve dhe veteplagosje aksidentale.
A.N