E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca vendos per kalendarin

Sesioni i ri parlamentar do te rinise me diskutimin e shqyrtimin e disa projektligjeve te rendesishme, te cilat Kuvendi nuk mundi ti mbylle muajt qe shkoi. Per te disaten here, forcat politike marrin persiper te premtojne se brenda nje muaji do ti japin zgjidhje ceshtjeve te rendesishme si reforma zgjedhore dhe "ndeshkimi" i ish bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Ne kalendarin e pare te punes per kete sesion, keto dy ceshtje pritet te marrin zgjidhje, te pakten sipas angazhimit te marre ne mbledhjen e djeshme te Konferences se Kryetareve. Po keshtu, kreret e grupeve parlamentare te te gjitha forcave politike, u shprehen dje se do te miratojne dhe nisma te tjera si ajo per "Prokurorine e Pergjithshme". Ne rend serish u perfshi dhe lista e gjate e kerkesave te Partise Socialiste, per zhvillimin e nje sere interpelancave me ministrat e kabinetit qeveritar per ceshtje te ndryshme, si renia ekonomike, rritja e varferise, korrupsioni si dhe siguria rrugore dhe aksidentet e shumta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›