E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati me tritol, dyshohet hakmarrja

Nje shperthim i fuqishem eksplozivi ka tronditur banoret e lagjes prane ish-Ekspozites "Shqiperia Sot" ne Tirane, vetem 100 metra larg Drejtorise se Policise.

Megjithese kane shkuar menjehere ne vendngjarje, uniformat blu nuk bene dot te mundur ndalimin e autoreve, nderkohe qe ekspertet zbuluan se nje sasi prej te pakten 100 gr tritol me fitil percjelles kishin demtuar ambientet e objektit te sulmit, lokalit "Ekspozita", i ngritur ne katin e pare te nje pallati. Per fat te mire nuk ka pasur viktima ne njerez dhe vetem deme materiale, pasi ngjarja ka ndodhur rreth ores 04:00 te mengjesit te djeshem. Pas verifikimeve te kryera, ka rezultuar se pronari i lokalit eshte i riu Elidon Delia, i cili eshte marre menjehere ne pyetje per te mesuar nese ka pasur konflikte. Dyshohet se autoret mund te jene kontingjente kriminale, pasi edhe pronari i lokalit, sipas policise, ka pasur perplasje te meparshme per ceshtje te ndryshme. Pista kryesore qe po hetohet eshte ajo e hakmarrjes, ndersa nje tjeter linje investigimi eshte edhe konkurrenca.

Sapo kalon nga pjesa e pasme e ekspozites "Shqiperia Sot", shfaqet dukshem lokali "Ekspozita" dhe hyrja e tij pothuajse e shkaterruar nga shperthimi i fuqishem i mengjesit te djeshem. Banoret shpjegojne se eksplodimi i ka trembur, pasi ishte i fuqishem dhe eshte tronditur pallati. Por, sipas policise, nuk ka pasur deme ne njerez dhe vetem ato materiale, xhama te thyer dhe pajisjet. Lloji i eksplozivit eshte percaktuar si tritol, kurse sasia mendohet te jete 100 grame, ose gjysme kallepi i lidhur me nje fitil zjarr-percjelles qe u ka lene kohe autoreve te largoheshin shpejt pa mberritur policia. Gjate marrjes ne pyetje, pronari i ambientit, Elidon Delia, ka mohuar te kete probleme me ndonje person, duke lene te kuptohet se behet fjale per konkurrence. Nderkohe qe agjentet dyshojne per konflikte te mbartura prej vitesh te te riut me persona te tjere, qe mund te jene hakmarre, ose nje perplasje e diteve te fundit nga ana e tij.

Ekspertet kane kryer keqyrjen e vendngjarjes per te zbuluar gjurme te mundshme te autoreve, por ende nuk kane fiksuar prova te mjaftueshme. Agjentet e Komisariatit nr. 2 po shqyrtojne dosjet per te zbuluar ndonje precedent te meparshem te Delise apo ndonje incident te mundshem ditet e fundit. Edhe familjaret kane mohuar te kene pasur kercenime apo probleme, ndersa nuk mohuan qe shkak te jete bere konkurrenca ne biznes.

Kaosi ne lokal, demi 10 milione leke

Xhama te rene ne toke, derrasa te shkeputura nga pjese te ndyshme te verandes se lokalit dhe nje rremuje qe kishte mbizoteruar lokalin "Ekspozita" diten e djeshme. Dy puentore po periqeshin te mbidhnin pjeset e rrezuara ne shesh per te pasur edhe nje ide sa me te qarte te demit. Te gjitha aparaturat e vena ne lokal ishin mbuluar nga pjeset e xhamit te cilat ishin shperndare gjithandej. Ne pamje te pare lokali te jepte pershtypjen e nje fushebeteje. Sipas punetoreve demi material shkonte deri ne 10 milion leke. Te gjitha pajisjet sipas tyre jane ne funksion dhe per fat te mire shperthimi nuk ka qene shume i madh. Nderkohe qe banoret tregojne se eksplodimi ishte i fuqishem dhe mund te kishte qene nje bombul gazi qe mbahej ne lokal. Por policia konkludoi se behej fjale per nje sasi eksplozivi, pasi jane faktuar gjurmet e tritolit pas murit te dyqanit. Megjithese policia ka marre disa persona ne pyetje dhe rojet e disa bizneseve perreth, nuk eshte bere e mundur te identifikohen autoret e krimit qe jane larguar me shpejtesi pa mberritur grupi i gatshem i uniformave blu te komisariatit nr. 2 te Tiranes.

Punetoret nisin rindertimin e lokalit

Vetem pak ore pasi jane larguar ekspertet dhe uniformat blu nga vendngjarja, pronari i lokalit eshte interesuar per te rikthyer gjithcka ne gjendjen normale. Dy punetore jane aktivizuar gjate dites se djeshme per te pastruar hapesiren e demtuar dhe mbeturinat nga shperthimi i fuqishem. Ata kane hequr materialet e demtuara dhe kane nisur zevendesimin e xhamave, per ta kthyer lokalin "Ekspozita" ne gjendjen e meparshme dhe per te rifilluar aktiviteti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›