Vjedhin varret naten per buken e gojes
Dy vajza te mitura jane kapur dje nga policia e Rreshenit, pas denoncimeve per vjedhjen e zbukurimeve metalike ne varrezat publike te qytetit. Uniformat blu kane mbetur te befasuar nga rrefimi i trishte i motrave M. dhe A. Sena, te cilat kane treguar se vjedhjen e kane bere pasi nuk kishin buke ne shtepi. Ato kane shitur per pak leke sendet e vjedhura neper varre dhe me parate jane drejtuar ne dyqanin ushqimor te lagjes. Burime nga uniformat blu pohuan se hetimet nisen pas denoncimit te rojtareve te varrezes, te cilet konstatuan disa dite me pare vjedhje te njepasnjeshme te pjeseve metalike qe zbukurojne varreve. Mbi 20 prej tyre jane zhveshur nga vazot e luleve, mbajteset e qirinjve apo kryqet e vendosura mbi pllakat e varreve. Sendet jane gjetur ne nje pike te grumbullimit te materialeve metalike per skrap. Pas kesaj eshte lajmeruar policia, e cila ka vizituar piken e grumbullimit te hekurishteve dhe varret e dhunuara. Pas hetimeve intensive te gjitha gjurmet kane cuar ne zbardhjen e te vertetes dhe gjetjen e autoreve te ngjarjes. Policet i kane shoqeruar ne komisariat vajzat e mitura M. dhe A. Sena, asnjera prej te cilave nuk i kishte mbushur 15 vjec, te cilat nuk kane rezistuar perballe pyetjeve te policeve te Rreshenit. Ato kane treguar njezeri se tri dite me pare kane pritur deri kur punonjesi i varrezave, i cili ishte i afert i tyre, eshte larguar nga varrezat. Me pas kane hyre ne oret e pasdites dhe kane arritur te kepusin shume prej vazove metalike, te cilat i kane nxjerre ne fshehtesi nga rrethimi i varrezave dhe i kane derguar ne piken e grumbullimit te metaleve. Pas ketij rrefimi, policia i ka lene te lira te vajzat, nderkohe qe ka thirrur prinderit e tyre per te vijuar me procedimin hetimor, ndonese ata kane mohuar kategorikisht te kene pasur dijeni per veprimin e vajzave. Madje, edhe keto te fundit kane mohuar te kene vene ne dijeni prinderit.
Rrefimi: Vodhem per te blere buke
Sipas dy vajzave, me te marre parate, kane shkuat te dyqani per te blere buke, pasi kishin qene te uritura. A. Sena ka thene se prej disa ditesh nuk kishin mundur qe te hanin buke dhe ushqim nga mungesa e parave ne familje. Dy prinderit e vajzave jane pa pune dhe familja e tyre jeton ne nje barake derrase te periferise.
A. Ndoja
Rrefimi: Vodhem per te blere buke
Sipas dy vajzave, me te marre parate, kane shkuat te dyqani per te blere buke, pasi kishin qene te uritura. A. Sena ka thene se prej disa ditesh nuk kishin mundur qe te hanin buke dhe ushqim nga mungesa e parave ne familje. Dy prinderit e vajzave jane pa pune dhe familja e tyre jeton ne nje barake derrase te periferise.
A. Ndoja