E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinikat private, ne rregull me kriteret ligjore

Kontrolli i ushtruar ne klinikat private por edhe ne ate ne Pogradec te mjekut Xhevahir Hoxhallari ka rezultuar pozitiv. Sipas te dhenave te Ministrise se Shendetesise gjate ketyre muajve te pare te vitit jane kryer kontrollet ne te gjitha klinikat private te Tiranes dhe te Fierit. Sipas te dhenave deri me sot jane kontrolluar 198 klinika private. "Keto klinika kane rezultuar se plotesojne te gjitha dokumentacionet e kerkuara nga komisioni i licencimit, nderkohe qe plotesojne edhe kushtet per te ushtruar aktivitetin" ka pohuar Drejtori i Politikave Shendetesore ne MSH, Edmond Stojku. Sipas tij, i njejti kontroll eshte ushtruar edhe gjate ketyre diteve ne kliniken private te mjekut Xhevahir Hoxhallari ku ka rezultuar se kjo klinike eshte rilicencuar 3 here, dhe plotesonte te gjitha kushtet dhe standardet. Nderkohe, sipas drejtuesve te Ministrise se Shendetesise, edhe dokumentacioni dhe kartelat e mbajtura kane rezultuar te rregullta. "Kjo klinike tashme eshte mbyllur, pasi jane ekspertet dhe hetuesit, te cilet po verifikojne kushtet ne te cilat eshte kryer operacioni i 17-vjecares", ka pohuar Stojku. Sipas tij, do te jene po keta eksperte si dhe organe te tjera kompetente, te cilet do te nxjerrin rezultatet perfundimtare te vdekjes se Matilda Petritit. Pas perfundimit te hetimeve, pritet qe Ministria e Shendetesise te ndryshoje kriteret per hapjen e klinikave te reja si dhe licencimin e ketyre ekzistuese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›