E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester, atmosferë e ndezur para derbit në Kupë

LONDER-Mançester Siti nuk luan futbollin më të mirë në Angli, është Totenhemi që e bën këtë. Kjo deklaratë e bërë nga Aleks Ferguson, ka ndezur atmosferën në prag të derbit të së dielës në Kupën e Mbretëreshës mes Mançester Sitit e Mançester Junajtid. Skuadra e Roberto Mançinit kryeson Premier Ligën Angleze, ndërsa fitoi thellësisht 6-1 ndaj “Djajve të Kuq”. Trajneri Roberto Mançini, për herë të parë ka polemizuar me Ferguson, duke mbrojtur skuadrën e tij. “Është e vështirë të thuash se fqinji yt po luan më mirë futboll, - deklaroi italiani. – Totenhemi unë mendoj që mund të fitoj titullin, pasi ka bërë një sezon fantastik deri më tani, por në muajt e ardhshëm nuk i dihet. Gjithsesi, për momentin ne jemi skuadra që po luan futbollin më të mirë në Angli. Çdo qytet ka dy skuadra dhe rivaliteti është i madh, si në Romë, Milano. Mes Milanit e Interit përshembull, rivaliteti është shumë i madh, pati këto skuadra kanë fituar shumë trofe. Kur shkova unë tek Interi kishte 19 vjet që nuk fitonte trofe. E njëjtë gjë është edhe këtu. Siti nuk ka historinë e Interit, por ne kemi nisur të ndërtojmë një skuadër të re dhe të fortë”, tha më tej Mançini. Derbi i nesërm do të luhet në orën 14.00 në “Etihad Stadium”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›