Regjistrimet ne universitet MASH Respektoni afatin
Në prag të mbylljes së procesit të rregjistrimit të fituesve në universitete, autoritetet e arsimit japin porosinë e fundit. Të gjithë kandidatët duhet të rregjistrohen pavarisht preferencave të tyre. Zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj, ju bën apel ish maturantëve që të zbatojnë rregulloren, pasi në të kundërt ata do të eleminohen krejtësisht nga sistemi, duke humbur kështu të drejtën e studimit, për vitin akademik që pritet të startojë në tetor.
"Të bëjnë regjistrimin pasi sot është dita dhe afati i fundit, në mënyrë që të jenë pjesë e vazhdimit të garës së sistemit. Që do të thotë të gjithë ata që regjistrohen në universitetet publike, në ato si të Tiranës dhe të rretheve, të jenë pjesë e vazhdimit për vendet që do të mbeten më pas bosh. Asnjë student që nuk regjistrohet për arsye se nuk i pëlqen dega, nuk mund të vazhdojë garën për të vazhduar pjesën e dytë të regjistrimit, që do të thoë pjesën e preferencës së tyre", tha Nora Malaj, zv.ministre e Arsimit.
Pas përfundimit të rregjistrimit paraprak pritet të shpallen kuotat bosh nëpër universitetet publike në të gjithë vendin. Këto vende do të vihen në dispozicion të të gjithë atyre të rinjëve që janë në listën e pritjes, në bazë të pikëve që kanë marrë.
Edlira Sulejmani