E Diel, 1 Nëntor 2026

"Atentati ndaj meje, politik"

Rudina Llazari

SHKODER - Marjan Gyka tregon se atentati ndaj tij nje nate me pare eshte bere per shkaqe politike. Ish-bodigardi i Azem Hajdarit, aktualisht kryetari i shoqates me te njejtin emer thote se kane qene dy atentatore me maska, njeri prej te cileve me uniforme policie, qe i kishin ngritur postbllok. "Mendoj qe ngjarja e mbremshem nuk e shkeput dot terrorin politik dhe kete diktature qe kane krijuar dhe nje here. Sot mbare shqiptaret e dine se presidenti i shoqates "Azem Hajdari" e hengri nje plumb. Historia perseritet. Keshtu e hengri dhe nje plumb Azem Hajdari", thote ai.

Ju mendoni se kjo plagosja e juaja eshte politike?

Eshte e padiskutueshme qe eshte politike, se une nuk kam asnje lloj konflikti me njeri ne bote. Aq me teper ne qytetin tim qe kam miq dhe dashamir. Por, atentati i mbremshem ishte i befasishem, qe une kisha dale per punet e mia, njerez me maska, te veshur me uniforma policie.

Sa persona kane qene?

Dy. Njeri ka qene me uniforme policie dhe ma ka bere me shenje qe te ndalem gjoja si postbllok, pasi kam ndaluar me kane gjuajtur. Sa ndalova makinen se kujtova se ishte postbllok policie.

Kane qene me maska domethene ju nuk i njihni dy atentatoret?

Absolutisht nuk i njoh se po t'i njihja nuk jam nga ata qe nuk guxojne ta thone. Se kam problem fare.

Pse mendoni qe eshte ceshtje politike? Cfare keni kerkuar ju qe te bente politika?

Mendoj qe sot shqiptaret e kane marre vesh qe rihapja e ceshtjes "Hajdari" eshte e pashmangshme, ku dhe Bashkimi Evropian ne pikat kryesore per rasti Asocim stabilizimit nje nder pikat, pika 11 eshte edhe ceshtja "Hajdari" dhe ata nuk i shmangen dot as kjo qeveri qe ka premtuar se do ta rihapej sapo hynte ne pushtet dhe as ata qe e vrare kur ishte ne pushtet.

Ju keni kerkuar rihapjen e kesaj ceshtjeje?

Patjeter dhe ceshtja eshte drejt rihapjes

Mendoni se kjo kerkese nga ana juaj ka cuar edhe ne atentatin ndaj jush?

Asnje gje tjeter ne bote. Jam krejt i bindur.

11 shtator

Te ketij viti, nje dite perpara kujtimit te 10-vjetorit te vrasjes se Azem Hajdarit, Marjan Gryka i ka derguar nje leter kryeprokurores Ina Rama, nga e cila kerkonte rihapjen e dosjes se Azem Hajdarit.

37 vjec

Eshte Marjan Gryka, i cili pak dite me pare u plagos ne nje prite te organizuar ne fshatin Zogaj. Grykaj eshte drejtuesi i shoqates "Azem Hajdari" ne kryeqytet, qe u krijua pas vrasjes se deputetit.

Ndalesa

"Me ndaluan persona me uniforma policie. Kjo ishte edhe arsyeja pse frenova, pasi mendova se kisha perballe blute e rendit. Por ne momentin e ndalimit e kuptova qe personat perballe nuk ishin police", thote ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›