E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi 2009, 42 gra deputete

Partite politike ne vend rane dakord me ne fund per te bere pjese te parlamentit shqiptar vitin e ardhshem 42 gra deputete nga 140 ligjvenes qe do te kete parlamenti. Keshtu pak dite me pare partite gjate diskutimeve per ndryshimin e Kodit Zgjedhor, u ra dakord te perfshihet ne listat e tyre zgjedhore 30% gra. Me nje perllogaritje te thjeshte, keto kuota te reja bejne qe vitin e ardhshem te kemi rreth 15 gra ne dy partite kryesore ne vend sic eshte Partia Demokratike dhe ajo Socialiste. Nje diference e madhe kjo, po ta llogarisesh qe ne parlamentin e sotem gjenden vetem 10 gra dhe pjesa tjeter prej 130 ligjvenesish jane te gjithe meshkuj. Por ndonese shifra e perfaqesimit eshte e vogel, grate ne dy partite e medha te parlamentit jane te integruar dhe vendosura ne postet me te larta.

Perfaqesimi

Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005, Partia Demokratike e cila mori numrin me te madh te votave arriti te perfaqesohej vetem me tre gra ne parlament. Keshtu, ne rrethin e Shkodres ne menyre te drejtperdrejte arriten te merrnin mandatin e deputeteve dy gra, nenkryetarja e Partise Demokratike, Jozefina Topalli dhe deputetja aktuale Arenca Trashani. Nga ana tjeter ne zonen e Laprakes ishte Majlinda Bregu, ajo qe arriti te perfaqesohej ne Kuvend ne menyre te drejteperdrejte. Nga ana tjeter, ne kampin roze ishin kater grate te cilat fituan te drejten qe nepermjet votes se qytetareve te ishin pjese e grupit parlamentar te Partise Socialiste. Keshtu nen siglen e PS-se, Valentina Leskaj, Arta Dade, Ermelinda Meksi dhe Rajmonda Stefa arriten te beheshin pjese e parlamentit shqiptare. Nga ana tjeter tre grate e tjera aktualisht pjese e parlamentit kane arritur te jene ne keto pozicione fale listave proporcionale te partive te ashtuquajtura te " vogla". Partia Republikane eshte perfaqesuar ne parlament me deputeten Lalja Pernaska, duke e cuar keshtu kater numrin e grave ne parlament, pjese e mazhorances aktuale. Nga ana tjeter surprize ne perzgjedhjen e grave si deputete nga listat ishte edhe perzgjedhja e Partise Social Demokrate e cila nga gjate deputete te perzgjedhur, dy prej tyre jane gra, Diana Culi dhe Angjelina Kola.

Karriera

Ndonese vetem 10 gra jane aktualisht pjese e parlamentit, perfaqesimi i tyre ne jeten parlamentare eshte i rendesishem. Keshtu Partia Demokratike, si partia me e madhe e mazhorances ka emeruar Jozefina Topallin si kryetare te parlamentit. Po keshtu kreu i qeverise Berisha, njekohesisht edhe kryetari i PD-se emeroi deputeten Majlinda Bregu si ministre te Integrimit, duke i dhene njekohesisht asaj edhe detyren e zedheneses se Keshillit te Ministrave. Por mbrapa nuk ka mbetur as Partia Socialiste si partia me e madhe e opozites. Keshtu kjo parti ka emeruar deputeten Valentina Leskaj si kryetare te grupit parlamentare te PS-se, mes dhjetrave deputeteve te grupit me te madh parlamentare te opozites.

Fatjona Mejdini

Sanksionimi i kuotes ne Kodin Zgjedhor

Pak dite me pare partite parlamentare vendosen qe te sanksionojne ne Kodin e ri Zgjedhor edhe pjesemarrjen e 30% te grave ne listen e cdo partie e cila do te marr pjese ne zgjedhjet e ardhshme. Sipas nenit te amenduar te kodit, ne rast se partite qe do te futen ne gare nuk kane perfshire ne lista kete numer te caktuar grash, atehere ato nuk do te kene te drejten te rregjistrohen per te marr pjese ne zgjedhje.

Topalli

Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli pak dite me pare nga rrethi i Sarandes u beri thirrje grave qe te ngrene me shume zerin dhe te kerkojne me shume perfaqesim ne institucionet e rendesishme ne vend. Sipas Topallit, grate nuk duhet te tremben nga prania e shumte e burrave ne politiken aktive, por duhet te kerkojne te drejten e tyre.

Meta

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta gjate nje vizite pak dite me pare ne njesine numer kater te kryeqytetit, kerkoi qe grate te impenjoheshin me shume per te qene aktive ne jeten politike ne vend. Gjate takimit me gra e vajza te kesaj njesie, Meta theksoi se ka ardhur koha qe statusi i grave ne shoqeri por dhe ne politike te ndryshoje dhe ato te marrin vendin qe ju takon.

3 gra

Jane aktualisht pjese e Partise Demokratike ne parlament. Jozefina Topalli, Majlinda Bregu dhe Arenca Trashani jane te zgjedhura ne menyre te drejteperdrejte nga elektorati ne zgjedhjet e vitit 2005.

4 gra

Ka ne parlament, Partia Socialiste si partia me e madhe opozitare ne vend. Socialistet kane zgjedhur qe deputetja Valentina Leskaj te jete edhe kryetarja e grupit parlamentare te kesaj partie.

15 gra

Afersisht pritet te kene secila nga partite e medha ne parlament. Keshtu numri total i grave pritet te jete 42 vitin e ardhshem, ku pjesen me te madhe te tyre do ta kene dy partite e medha parlamentare.

Grate ne Partine Demokratike

Jozefina Topalli

Majlinda Bregu

Arenca Trashani

Partia Socialiste

Valentina Leskaj

Arta Dade

Ermelinda Meksi

Rajmonda Stefa

Partia Republikane

Lajla Pernaska

Partia Social-Demokrate

Diana Culi

Angjelina Kola


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›