E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronaret, gati kompensimi fizik

Ndizet drita jeshile per procesin e kompensimit fizik te ish-pronareve. Prej disa ditesh ka hyre ne fuqi vendimi i qeverise qe i kalon ne dispozicion te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, fondin prej 17 335 hektaresh me toka bujqesore qe do te perdoren per kompensimin e ish pronareve. Sipas ketij vendimi ky institucion do te bej dhe verifikimet ne terren te kesaj siperfaqeje toke, dhe me pas do e vendos ate ne dispozicion te ish-pronareve per kompensimin fizik.

Vendimi

Ne fillim te muajit tetor, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave do te filloje verifikimin e te gjitha siperfaqeve te tokave bujqesore qe jane vene ne dispozicion te procesit te kompensimit fizik te ish-pronareve. Tashme ky vendim eshte botuar ne Fletoren Zyrtare dhe ka hyre ne fuqi menjehere dhe sipas tij, kalohen ne fondin per kompensimin fizik si dhe i vihen ne dispozicion, Agjencise se Pronave fondi i tokes bujqesore qe arrin siperfaqen prej 17 335 hektare. Kjo siperfaqe tokash i perket ish Ndermarrjeve Bujqesore dhe institucioneve Kerkimore te Ministrise se Bujqesise. Sipas ketij vendimi, Agjencia e Pronave, ben verifikimin perfundimtar te pronesise se truallit per fondin e tokes, ndersa per siperfaqet qe perfshihen brenda zonave kadastrale, ku ka perfunduar procesi i regjistrimit fillestar, konfirmimin e ben zyra vendore e regjistrimit te pasurive te paluajtshme. Per siperfaqet qe perfshihen ne zonat kadastrale, ku nuk eshte kryer regjistrimi fillestar, konfirmimin e ben SAMT-i ne qark. AKKP-ja i perdor siperfaqet, me statusin e pronesise shteterore per kthimin dhe kompensimin fizik sipas kritereve te percaktuara ne ligj. Pas verifikimit perfundimtar qe behet nga AKKP-ja, pronat qe rezultojne me njohje apo kthim pronesie, zbriten nga fondi i mesiperm. Tashme, pritet te perfundoje dhe riazhornimi i hartes se vleres se prones ne te gjithe vendin dhe fill pas ketij procesi do te nis menjehere kompensimi fizik me keto siperfaqe tokash. Burime nga AKKP-ja, bejne te ditur se pas perfundimit te procesit te verifikimit, qeveria do te percaktoje hallkat e metejshme, me te cilat do te operohen per kompensimin fizik te ish-pronareve. Detyren e verifikimit e ka marre persiper grupi i punes i kryesuar nga zevendeskryeministri Genc Pollo. Pak kohe me pare qeveria kaloi paketen e rregullave mbi bazen e te cilave do te behet verifikimi i titujve te pronesise ne te gjitha rrethet e vendit.

Situata

Ne gjithe vendin eshte pohuar se jane krijuar rreth 400 - 450 mije tituj pronesie ne total, te cilat do te kalojne ne procesin e verifikimit. Pergatitja e bazes se te dhenave do te evidentoje te gjitha rastet perkatese te realizuara si dhe ato problematike te shfaqura deri ne mbylljen perfundimtare te procesit te shperndarjes. Ekspertet e Ministrise se Bujqesise kane percaktuar pikat konkrete mbi te cilat do te behet verifikimi i titujve te pronesise ne te gjitha qarqet nga komisionet e posacme, veprimtaria e te cileve do te monitorohet nga komisioni qeveritar i ngritur per kete qellim. Ministria e Bujqesise ka bere edhe kategorizimin e tokave, duke percaktuar dhe llogaritur sakte siperfaqet dhe shtrirjen gjeografike te tyre, procedure kjo qe eshte finalizuar me regjistrimin e tokave ne 11 qarqe te vendit, ku sasine me te madhe te tyre e ka qyteti i Korces, perkatesisht me me shume se 10 mije hektare, e shperndare ne reliev kodrinor dhe malor. Sipas eksperteve te Ministrise se Bujqesise, brenda nje harku kohor te shkurter komisioni qeveritar i ngritur posacerisht per kete proces do te nise dhe verifikimin ne terren te ketyre tokave, duke zbatuar nenet perkatese te ligjit. Pervec te tjerave ngritja e ketij komisioni do te ndihmoje ne kontrollimin e aktiviteteve qe do te kryejne specifikisht ne terren rreth 5 mije komisionet e tjera te shperndarjes se tokes. Pas perfundimit te ketij procesi do te jepet nje panorame e plote e situates se tokes bujqesore ne Shqiperi dhe vetem atehere mund te flitet me shifra te sakta per siperfaqet qe do te kalojne ne favor te ish pronareve.

Tokat e lira, edhe 72 mije pyje dhe kullota

Keshilli i Ministrave ka miratuar tre vendime per krijimin e fondit te kompensimit fizik te pronave, sipas te cilave 72 mije ha toke pyjore dhe livadhe te lira jane ne administrim te bashkive dhe komunave. Ministria e Bujqesise ka paraqitur per kete proces rreth 20 mije ha toke te lire bujqesore, ndersa mesohet se ne vend jane rreth 130 mije ha "toke e lire", e cila ne fakt mund te jete zaptuar ne menyre te paligjshme, por qe ligjerisht rezulton pa pronare, si dhe toka te dhena me qira ose ne perdorim te formave te tjera nga bashkite apo komunat e ndryshme. Tashme, pritet qe te filloje procesi i verifikimit ne terren te gjendjes se te gjitha siperfaqeve te tokave te vena ne dispozicion te procesit te kompensimit fizik dhe me pas do te saktesohet siperfaqja e sakte qe do te vihet ne dispozicion te ish-pronareve. Mendohet se brenda ketij viti do te filloje procesi i kompensimit fizik, megjithate gjithcka do jete e varur nga kohezgjatja e verifikimeve si nga nxjerrja e procedurave te tjera nga ana e qeverise.

17 335 Hektare Eshte siperfaqja e tokes bujqesore qe do te perdoret per kompensimin fizik te ish-pronareve. Pas hyrjes ne fuqi te vendimit qe kjo siperfaqe i kalon Agjencise se Pronave, ne tetor do filloje verifikimi.

72 Mije Hektare pyje dhe kullota ne te gjithe vendin jane vene ne dispozicion te kompensimit fizik te ish-pronareve. Sipas procedurave, do te perfitojne pronaret e zonave ku ndodhen keto siperfaqe pyjore.

2282 Hektare Kullota do te sherbejne per kompensimin fizik te ish-pronareve. Siperfaqja e kullotave eshte shume e vogel ne krahasim me ate te pyjeve, por edhe ajo ndodhet vetem ne rrethin e Delvines.

Leket

Ne muajin dhjetor mendohet te realizohet procesi i kompensimit financiar te ish-pronareve. Ashtu si edhe vitet e tjera vetem ne fund te vitit do te behet e mundur shperndarja e fondit prej 500 milione lekesh.

Kerkesa

Te gjithe subjektet e interesuara per te perfituar nga kompensimi fizik ne fillim duhet te dorezojne kerkesen per kompensim. Vetem pas dorezimit te kesaj kerkese do te mund te vazhdohen procedurat e metejshme per tu perfshire ne kete proces.

Vendendodhja e tokes bujqesore:

Korca 9 848 ha

Devolli 2 690 ha

Pogradeci 819 ha

Kolonja 128 ha

Tirana 825 ha

Kavaja 287 ha

Berati 665.7 ha

Skrapari 69 ha

Kucova 103 ha

Dibra 1470 ha

Bulqiza 364 ha

Mati 605 ha

Durresi 114 ha

Kruja 156 ha

Elbasani 719 ha

Librazhdi 67 ha

Peqini 20 ha

Gramshi 728 ha

Fieri 121 ha

Lushnja 485 ha

Mallakastra 1292 ha

Vlora 330 ha

Gjirokastra 1335 ha

Tepelena 377 ha

Permeti 441 ha

Kukesi 347 ha

Kurbini 10 ha

Mirdita 78 ha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›