"Drejtesia te prangose abuzuesit e vet"

Kryeministri Sali Berisha kerkoi dje qe organet e drejtesise ne vend te nisin vendosjen perpara ligjit te te gjithe prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar, disa prej te cileve, sipas tij, edhe pse kane kryer nje sere shkeljesh nuk kane dale kurre perpara drejtesise. Ne nje konference per shtyp, ku foli per ceshtjen e korrupsionit, kryeministri Berisha deklaroi se kreret e organeve te drejtesise do te kishin mbeshtetjen e qeverise ne luften e veshtire kunder dukurise se korrupsionit.
"Lufta kunder korrupsionit, padyshim qe duhet te udhehiqet nga qeveria, por nje rendesi shume te madhe ka lufta kunder ketij kanceri ne te gjitha institucionet e vendit", tha Berisha. Ai theksoi se askush nuk duhet dhe nuk do mund te perdore pavaresine per mburoje per korrupsionin.
Kryeministri shtoi se sot jane ndeshkuar per korrupsion qindra zyrtare te te gjithe degeve, te ekzekutivit, vetem policia ka vene ne pranga 120 police per fajet e tyre, ndersa konstatoi: "Ne 12 vjet nuk eshte penalizuar per korrupsion asnje prokuror, asnje punonjes nga institucione te pavarura te vendit". Ketu Berisha vleresoi se "kjo ka ndodhur, jo se nuk ka korrupsion, por sepse torta e korrupsionit eshte e embel".
Per kryeministrin, "eshte e dhimbshme qe drejtuesit e ketyre institucioneve nuk kane gjetur forcen reale per te vendosur perpara ligjit i korruptuarit brenda tyre dhe per te ndermarr reforma ne drejtesi". Sipas Berishes, ka pasur shume raste kur prokurore te caktuar kane shkelur ligjin, duke pranuar ryshfet dhe duke liruar trafikante, por perseri askush prej tyre nuk eshte vendosur perpara drejtesise.
Duke folur per luften qe qeveria ka kryer kunder korrupsionit ne keto vite, kryetari i qeverise theksoi ishin bere te gjitha perpjekjet per ta reduktuar maksimalisht kete fenomen. Ne kete linje Berisha, permendi edhe disa nga rastet e zyrtareve te larte te vene perpara drejtesise ne luften kunder ketij fenomeni. Keshtu kreu i qeverise theksoi se gjate ketyre tre viteve jane vene perpara drejtesise 224 zyrtare te cilet akuzohen per korrupsionin dhe shperdorim te detyres. Ne kete kuader kryeministri Berisha, vleresoi edhe arritjet e Shqiperise ne kete fushe te nxjerra ne drite nga raporti i pervitshem i Transparency International.
"Reformat kane dhene rezultate te qarta se ne Shqiperi po ndeshkohet korrupsioni, Shqiperia ka kaluar 20 vende dhe ka lene pas 95 te tjera, duke qene tashme pjese e ndricuar e henes dhe duke dal nga pjesa e erret qe sjell fenomeni i korrupsionit", deklaroi Berisha ne fjalen e tij perpara medieve. Sipas kreut te qeverise, lufta kunder korrupsionit ne te cilen eshte angazhuar maksimalisht qeveria, i ka sjelle Shqiperise edhe integrimin ne NATO dhe firmosjen e marreveshjes se Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian. Por ne fjalen e tij kreu i qeverise theksoi se kishte ende shume pune per te bere per te shfarosur perfundimisht kete fenomen, per te cilin pranoi se ende ekzistonte edhe ne sektore kyc te administrates se vendit. Kryeministri Berisha deklaroi se lufta kunder korrupsionit ishte edhe beteja e jetes se tij. Ne kete kuader ai e krahasoi fenomenin e korrupsionit me komunizmin, duke theksuar se keto dy fenomene ishin njesoj te rrezikshem per shoqerine dhe qytetaret e vendit.
" Gerdeci dhe trafiku i armeve, ne dore te prokurorise"
Kryeministri Berisha deklaroi dje se hetimi i tragjedise se Gerdecit te ndodhur me 15 Mars te ketij viti ishte nje ceshtje zbardhja e te ciles tashme i takonte Prokurorise se Pergjithshme. Sipas kreu te qeverise, kjo ishte nje ngjarje tragjike ne te cilen humben jeten 26 persona dhe ne kete kuader ajo nuk mund te lihej pa hetuar dhe pa u gjendur pergjegjesit e saj. Por nga ana tjeter, kreu i qeverise theksoi se askush nuk kishte te drejten ta politizonte kete ngjarje te dhimbshme.
"Qeveria ka dhene te gjithe ndihmen qe i takon ne zbardhjen e kesaj ngjarjeje. Por nese kjo ngjarje eshte korrupsion apo jo eshte detyre e prokurorise qe ta tregoje dhe une kam besim se prokuroria do ta bej kete" theksoi Berisha ne fjalen e tij. Sipas shefit te qeverise, nuk kishte asnje dokument zyrtar i cili te tregonte se mes ngjarjes se Gerdecit dhe trafikut te armeve kishte lidhje. Por ai deklaroi se Prokuroria e Pergjithshme po hetonte edhe ne kete drejtim, duke e quajtur kete nje te drejte te prokurorise per ta bere.
Spoti
Kryeministri Berisha falenderoi te gjithe qytetaret te cilet sipas tij kane derguar mesazhe per te denoncuar korrupsionin ne numrin e tij personal. Sipas Berishes te gjitha keto ceshtje do te shkojne per tu ndjekur ne rrugen e duhur ligjore. Kreu i qeverise theksoi se qytetaret duhet te dergonin vetem mesazhe ne telefonin e tij, sepse ai nuk kishte mundesi ti pergjigjej telefonatave te tyre.
FMN
Kryeministri Berisha i konsideroi diten e djeshme si trillime deklaratat e kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama ne lidhje me pasojat qe do te kete ekonomia e vendit me largimin e perfaqesuesve te Fondit Monetar Nderkombetare gjate fillimit te vitit te ardhshem. Berisha deklaroi se Shqiperia tashme futet ne vendin e te ardhurave mesatare per fryme dhe jo nje vend me te ardhura te uleta.
Bashkia e Tiranes 330 dite per nje leje
Kreu i qeverise deklaroi se ishte e papranueshme qe Bashkia e Tiranes te vononte nje biznesmene per 330 dite perpara se te vendoste nese duhet ti jepte apo jo nje leje ndertimi. Kryeministri Berisha e cilesoi kete situate si alarmante dhe theksoi se ligji i ri i urbanistikes qe po pergatitej do tij jepte nje zgjidhje perfundimtare ketij problemi. Berisha ne fjalen e tij deklaroi se po merreshin te gjitha masat qe ne lidhje me lejet e ndertimit te vendosej parimi "heshtja eshte miratim", parim ky qe sipas kryeministrit do ti jepte zgjidhje edhe problemeve te ndertimit ne vend. Kryeministri Berisha akuzoi kreun e Bashkise, Edi Rama se kishte nje ritem teper te ulet sa i perket edhe punes se tij ne lidhje me lejet e ndertimit.
Deputete te heqin imunitetin
Kryeministri Berisha deklaroi dje se deputetet duhej qe ne menyre te menjehershme te shkeputeshin nga mburoja e tyre e imunitetit. Sipas Berishes, parlamentaret do te ishin keshtu edhe imunitaret e pare qe do te jepnin shembullin e lenies se kesaj mburoje, per te qene keshtu me transparente ne luften kunder fenomenit te korrupsionit. Nga ana tjeter Berisha, deklaroi se pas deputeteve ky gjest duhej te behej edhe nga imunitaret e tjere ne vend te cilet nuk mund te mbroheshin me nga mburoja e korrupsionit ne kushte kur vendi kishte nevoje per nje lufte edhe me te forte kunder fenomenit te korrupsionit per te ecur keshtu edhe me shume ne procesin e integrimit.