Cafka e Enverit, sa shume e kerkuar

GJIROKASTER - Suveniri me fotografine e ish udheheqesit komunist Enver Hoxha ka qene me i kerkuari per t'u blere ne Panairin Kombetar te Artizanatit te celur se fundi ne qytetin e Gjirokastres. Behet fjale per nje cafke porcelani ne te cilen eshte stampuar fotografia e Hoxhes. Realizuesi i ketij suveniri, Kujtim Cela thote se qysh ne oret e para te celjes se panairit, mengjesin e se dieles ai ka pasur mjaft kerkesa per klientet per te blere cafken me fotografine e ish udheheqesit komunist. "Numri i klienteve qe me kane kerkuar te blejne kete suvenir ka qene i konsiderueshem", thote artizani nga Tirana, duke lene te nenkuptohet se ndihej mire nga shuma e lekeve te fituara pas shitjes se cafkes me fotografine e Enverit. Madje ky suvenir gjendet ne disa variante te cilat dallojne nga fotot e ish udheheqesit komunist te stampuara ne to te cilet jane realizuar ne periudha te
ndryshme te jetes se tij. "Ideja per prodhimin e ketij suveniri, ka qene e rastesishme, thote artizani Cela, nderkohe qe mundohet te kenaqe kerkesat e klienteve te cilet kerkojne prodhimet artizanale nga zona e Tiranes.
"Nje miku im, - rrefen ai historine e cafkes prej porcelani", - me kerkoi qe t'i realizoja nje filxhan caji me fotografine e Enverit. Artizani tiranas pasi perzgjodhi nga interneti disa foto te realizuara ne periudha te ndryshme te jetes se Hoxhes vendosi te bente realitet kerkesen e mikut te tij. "Pas nje pune te kujdesshme cafka prej porcelani me fytyren e Enverit te stampuar ne te doli mjaft cilesore", thote Kujtimi nderkohe qe edhe shoku i tij ngeli i kenaqur nga suveniri.
"Por per cudine time, - thote artizani tiranas, - serish pas disa ditesh i njejti person me kerkoi te prodhoja edhe dy cafka te tjera porcelani me fotografine e Enverit te stampuar ne to. Pasi prodhoi edhe dy te tjera kerkesat serish filluan te rriteshin".
"Njerezit i shikonin ato ne shtepite e njeri-tjetrit dhe filluan te benin porosi tek une per te realizuar punimin", thote artizani. Atehere ai prodhoi nje numer te konsiderueshem filxhanesh te tille caji me foton e ish udheheqesit komunist te stampuar ne to. Gjate kesaj kohe kerkesat per blerjen e ketij suveniri kane qene te shumta. "Edhe sot ne Gjirokaster gjate ketij panairi ka qene i konsiderueshem numri i klienteve qe kane blere cafken prej porcelani me fotografine e Enverit", thote artizani Kujtim Cela. Nderkohe qe duke qeshur ai shprehet se ne magazinen e tij ka cafka te tjera porcelani me me fytyra politikanesh shqiptare te stampuara ne to. "Ato jane vetem per miqte, thote ai duke qeshur, pasi nuk kam ndermend te perfundoj ne gjyq per te drejten e autorit".
Panairi Kombetar i Artizanatit
Prodhimet e rreth 100 artizaneve nga e gjithe Shqiperia, po paraqiten per dy dite rresht ne rruget e gurta te Pazarit Karakteristik ne zemer te Gjirokastres. Panairi i celur dje, organizohet nga Organizata per Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastres (GCDOfondacioni "Gjirokastra", i financuar nga Instituti Packard) me mbeshtetjen e Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve dhe Bashkine e Gjirokastres dhe me kontributin e shoqates "Miqesia". Ne te marrin pjese zejtare nga Shkodra, Berati, Tirana, Kruja, Elbasani, Lezha, Korca, Saranda, Gramshi, Vlora, Gjirokastra dhe komuna te saj si; Antigonea, Dropulli etj. Vec artizaneve, ne Panair paraqiten veprimtarine e tyre dhe organizata joqeveritare qe punojne per nxitjen dhe zhvillimin e zejeve. Te ftuar speciale ne kete panair jane edhe nje delegacion nga Kosova, si dhe nje delegacion me artizane e menaxhere nga Maqedonia.
Interesim i madh
Qytetaret gjirokastrite dhe te ardhur posacerisht nga qytete e rrethe te tjera ndoqen me interes panairin me prodhime te ndryshme te punuara ne baker, argjend, hekur te rrahur, dru, tekstil, kashte etj. Gjirokastra paraqiti edhe nje game te pasur prodhimesh te kuzhines se saj karakteristike. Eshte hera e dyte qe ky panair zhvillohet ne Gjirokaster ne fund te shtatorit ne perpjekje per te krijuar nje eveniment turistik qe do te shtonte interesin e vizitoreve vendas e te huaj per te qendruar ne qytetin e gurte. Panairi do te shoqerohet edhe me tryezen e rrumbullaket "E ardhmja e artizanatit ne Shqiperi dhe sfidat e saj". Ne te, artizane dhe perfaqesues organizatash do te ndajne pervojen e tyre si dhe do te diskutojne per problemet e shumta me te cilat perballet artizanati shqiptar, hapesirat dhe alternativat ligjore si dhe mbeshtetja qeveritare e nevojshme per tejkalimin e tyre.