Kush eshte Marjan Gryka
TIRANE - Marjan Gryka, 37 vjec, ka lindur ne Shkoder. Aktualisht jeton ne Tirane. Ai njihet per lidhjet e vjetra me eksponente te dy kampeve kryesore te politikes. Gryka u be i njohur si truproja e ish- liderit te dhjetorit, Azem Hajdari. Pas vrasjes se Azemit ai u be drejtuesi i shoqates "Azem Hajdari" ne kryeqytet, shoqate kjo e cila u krijua si domosdoshmeri per te perjetesuar dhe vazhduar idealet kombetare e demokratike te Azem Hajdarit. Ne 11 shtator 2008, nje dite perpara kujtimit te 10-vjetorit te vrasjes se Azem Hajdarit, Marjan Gryka i ka derguar nje leter kryeprokurores Ina Rama, nga e cila kerkonte rihapjen e dosjes se Azem Hajdarit. Gryka nuk ka ngurruar ne asnje moment te fajesoje edhe Kryeministrin aktual, Sali Berisha per vrasjen e 12 shtatorit 1998. Marjani ne qafe mban nje varese me nje pllakate argjendi, ne te cilen shkruhet "Azem Hajdari". Ai ka qene anetar i Unionit Antikomunist Shqiptar dhe pak kohe me pare kryetar i kesaj shoqate. Vetem pak jave para se te vritej Azem Hajdari, Marjan Gryka eshte arrestuar si i dyshuar per sulmin ndaj institucioneve shteterore ne Shkoder. Gryka se bashku me shume te tjere jane konsideruar si persona te dyshimte dhe individe qe mund te shkaktonin trazira gjate zhvillimit te referendumit per Kushtetuten, por asnjehere akuzat ndaj tyre nuk u vertetuan. Mbi supet e Grykes u ngrit akuzat e "pervetesimit te prones ushtarake". Ai ndodhej ne paraburgim per pjesemarrje ne sulmet ne Shkoder dhe kjo shpjegon dhe faktin perse Gryka nuk ishte perkrah ish-liderit te Dhjetorit mbremjen e 12 shtatorit 1998, kur ai u ekzekutua. Pak kohe pas vrasjes se Azemit, ai u lirua nga salla e gjyqit per mungese provash dhe faktesh dhe nuk ka hezituar asnje moment te akuzoje instancat shteterore per vrasjen e liderit te dhjetorit. Madje ai i ka derguar nje leter krye-prokurores Ina Rama.