Atentati ne Durres autori nuk dorezohet
Ende ne kerkim i riu qe plagosi 20-vjecarin ne Durresi cili vazhdon te jete nerrezik per jeten ne spitalin e qytetit. Ka qene nje sherr banal i disa diteve para ngjarjes qe e ka shtyre autorin drejt ketij krimi te rende. Ndaj Xhulio Mances 19 vjec nga Shkozeti ka nisur procedimi penal ne mungese pasi nga hetimet rezultoi te jete njeriu qe plagosi rende 20-vjecarin M.Gruda. Rreth ores 1350 te se martes prane kryqezimit te stadiumit ne Lagjen Nr.5 te Durresit dyshohet se Mance pasi eshte afruar me nje automjet tip Opel me targa te huaja BJ086BB ka tentuar te vrase me arme zjarri te tipit pistolete Gruden. Gjithcka ka ndodhur per shkak te nje konflikti te disa diteve me pare per motive te dobeta mes dy te rinjve. Mance eshte shpallur ne kerkim nga policia dhe po negociohet me familjen per dorezimin e tij nderkohe qe akuzat e ngritura jane ato te vrasjes me paramendim te mbetur ne tentative dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake.