E Diel, 1 Nëntor 2026

Riorganizimi i SCU-se nga pasardhesit e Antonio Vitale

Dosja

Arrestimet e djeshme rrjedhin nga nje hetim i filluar nga viti 2007 per klanin Vitale qe drejtohej nga Antonio Vitale nje anetar i larte i Sacra Corona Unitta SCU i cili eshte arrestuar. Kjo eshte dega e drejtperdrejte qe lidhet me kreun historik Pino Rigoli. Hetimet kishin dokumentuar procesin e riorganizimit te shoqates nen drejtimin e Daniele Vicientino-s dhe Ercole Penna-s qe kishte zgjeruar gradualisht ndikimin e saj nga Mesagne ne komunat Ostuni Oria dhe Ceglie Messapica e me vone ne Shqiperi duke imponuar rregulla te ashpra e te reja per ndarjen territoriale ku kishin vendosur nje person kontakti per secilen zone dhe kufijte e grupeve lidhur me territoret e tyre respektive. Madje shoqata kishte perjashtuar edhe mundesine e rekrutimit nga zona per te shmangur problemet qe kane lindur ne te kaluaren.

Shoqata kishte marre nje rol qendror ne trafikimin e kokaines duke perdorur dy kanale te pavarura ne Piemonte dhe Kalabri. Droga shkonte me pas ne nje rrjet gjitheperfshires te droges ne Puglia dhe Emilia Romagna. Gjithashtu u vertetua perfshirja e grupit ne kontrollin e qendrave te sallave online te basteve dhe lojerave qe furnizoheshin me makineri nga i njohuri Albino Prudentino. Ky i fundit tashme i perfshire ne rrjetin e kontrabandisteve lidhur me SCU eshte pergjegjes se bashku me Daniel Vicientino edhe ne grabitjet e kryera kunder pronareve te lojerave te fatit qe i detyronin ti paguanin organizates nje shume prej 10 mije eurosh ne vit.

Ne pergjithesi hetimi ka konfirmuar bashkepunimin ndermjet shoqatave kryesore te mafies kryesisht me kontrollin e trafikut lokal te droges duke vene ne dukje se si SCU e Brindisit me histori te hershme kriminale ka riformuluar strategjite e veta kriminale per perfshirje ne fushen e lojerave ligjore me qellim per te fshehur burimin e te ardhurave.

Arrestimet jane kryer te gjitha ne oren 0400 te mengjesit dhe ata nuk kane bere asnje rezistence. Gjate operacionit karabinieret e ROS dhe te komandes se provinces se Brindisit kane perfituar nga mbeshtetja e helikoptereve dhe njesia e Antidroges armeve dhe eksploziveve. Vetem Ercole Penna ka tentuar te arratiset nga nje ballkon por u bllokua shume shpejt nga grupi i operacionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›