E Diel, 1 Nëntor 2026

Aldo Bare kercenon deshmitaret e akuzes

Kreu i bandes se Lushnjes fyen Fatmir Taullajn i cili trembet gjate deshmise

Kreu i bandes se Lushnjes Aldo Bare ka kercenuar dhe share ne seancen e djeshme gjyqesore deshmitaret e thirrur nga akuza. Viktima e radhes se Bares ka qene Fatmir Taullaj te cilit kapobanda i ka vrare te vellane ne vitin 2005. Me nje sjellje te padenje Bare ka ngritur zerin dhe me nje ton te ashper e ka share ne syte e Kolegjit Penal te Krimeve te Renda. Situata ka gjeneruar ne shkembime fjalesh midis deshmitarit dhe Bares ndersa ky i fundit vazhdonte ta tmerronte deshmitarin. Me nderhyrjen e kryetares se Kolegjit Penal Fatmira Hajdari Bare eshte qetesuar disi ndersa Fatmir Taullaj ka filluar te rrefeje nje pjese te mire te krimeve te bandes gjate periudhes 1997-2005.

I thirrur nga Gjykata e Krimeve te Renda me kerkese te prokurorise deshmitari Taullaj konfirmoi deshmine e tij dhene para oficereve te policise duke akuzuar banden se per tete vite rresht kane kercenuar e zhvatur disa here familjen e tyre. Sipas tij disa nga te pandehurit ne emer te Alfred Shkurtit apo Aldo Bares nepermjet kercenimeve te ndryshme kane marre nga i vellai i tij tashme i vrare Baki Taullaj shuma te ndryshme parash. Ne momentin kur ai i denoncoi ne polici dhe nuk pranoi te paguante gjobat e Enver Dondollakut Ilir Stergut Arjan Alicos Arben Boricit Leonard Priftit fillimisht i vendosen tritol te karburanti e me pas e vrane mes qytetit. Vrasja ndodhi tre muaj pas shperthimit te tritolit dhe pak dite pasi Baki Taullaj denoncoi ne polici me emra gjobevenesit. Sipas tij Dondollaku edhe nga Italia ku punonte i telefononte shpesh te vellait duke i kerkuar shuma parash ne shtepine e tij.

Kemi qene kater vellezer dhe tashme jemi 3 pasi Bakiun e vrau Leonard Prifti me 4 korrik 2005. Vellai yne Baki Taullaj kishte karburantin dhe punonte mire. Nje dite Ilir Stergu i shkoi atje dhe i tha Te kerkon shefi per Aldo Baren per nje sqarim. Une dhe Bakiu shkuam pas tij dhe ne lokalin ne qender te qytetit afer baneses se Fred Shkurtit takuam Enver Dondollakun Arjan Alicon Arben Boricin dhe Leonard Priftin. Ata e akuzuan vellain tjeter Sajmirin se kishte marre pjese ne nje shkembim zjarri ndaj Aldo Bares tha Fatmiri ndersa me pasi deklaroi se per kete Bakiu u betua qe nuk ka lidhje vellai yne. Ata na kerkuan 10 milione leke te vjetra qe i paguam pasi na kercenuan se do ta vrisnin. Ia dhame leket dhe vellane e derguam ne Greqi. Me pas filluan prape kercenimet e presionet. Nje dite tjeter Leonard Prifti e Ilir Stergu rrembyen Albertin vellane tjeter dhe e derguan te Varrezat e Deshmoreve per ta vrare. Atje shkoi Bakiu dhe pagoi 5 milione leke dhe e liruan. Shpesh Bakiu na mblidhte vellezerve dhe na thoshte se i kane vendosur gjobe njerezit ne emer te Fred Shkurtit dhe detyroheshim ti paguanin nga frika e vrasjeve.

Njehere ne karburant erdhi e i mori leket e bandes Eduart Demiri te cilin e kishte derguar Ilir Stergu vijoi deshmitari.

Ai tha se ne vitin 2002 vellai Bakiu tentoi te bleje nje toke te Rotanda ne hyrje te Lushnjes kur kunati i Enver Dondollakut shkoi ne karburant e ia dha telefonin Bakiut nga ana tjeter ishte Dondollaku nga Italia. Ai i tha Duhet te paguash takse 500 mije euro nese e blen ate toke. Nga kjo takse vellai refuzoi blerjen e tokes. Pak muaj me vone erdhi prape kunati i Dondollakut me telefon e nga ana tjeter e telefonit Dondollaku i kerkoi qe ti dergonte motres se tij 6 mije euro. Kjo pagese do mbyllte presionet ndaj familjes sone. Vellai ia dergoi por presionet vazhduan. Vite me vone i vendosen tritol karburantit pasi vellai nuk pranoi te paguante 500 mije eurot si takse pasi kishte blere token. Pas ketij tritoli Bakiu i denoncoi ne polici te gjithe me emer dhe te gjitha presionet e gjobat qe kishte paguar. Pas denoncimit Leonard Prifti mbremjen e 4 korrikut 2005 vrau Bakiun ne mes te qytetit mes turmes pikerisht per kete fakt tha deshmitari Fatmir Taullaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›