E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati gjyqtareve Refuzoni kerkesen e autoriteteve amerikane

Vendimi per ekstradimin e Almir Rrapos do te jepet ne seancen e radhes

Vendimi per ekstradimin e Almir Rrapos do te jepet seancen e ardhshme. Keshtu vendosen togat e zeza ne procesin e zhvilluar me dyer te mbyllura qe bie ndesh me proceduren.

Dje ne seance u be paraqitja e mbrojtjes nga avokati Ardian Visha i cili pretendon se arrestimi i Rrapos eshte i paligjshem. Madje ai kerkon refuzimin e kerkeses se autoriteteve amerikane bere ne kete gjykim nepermjet prokurorit te Prokurorise se Tiranes si dhe lirimin e menjehershem te klientit te tij.

Nese arrestimi i Rrapos do te ishte i ligjshem atehere ai nuk duhet te behej ne ambasade tha Visha. Sipas avokatit per nje prej veprave penale per te cilen mund te gjykohet ne SHBA nese ekstradohet klienti i tij rrezikon denimin me vdekje. Avokati nuk ngurroi ta quante te parregullt edhe teresine e veprimeve institucionale te Policise se Shtetit Prokurorise dhe Gjyqesorit madje ai shkon me tej duke i quajtur ato si te realizuara ne nje forme barbare shkelje te ligjit dhe te drejtave themelore te shtetasit.

Shtetasi Almir Rrapo eshte arrestuar ne territorin e Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes me date 02.07.2010 rreth ores 1400 nga oficere te Policise Gjyqesore Shqiptare. Ky fakt i veprimit policor pa juridiksion dhe tager per sa kohe territori i ambasades u perket Shteteve te Bashkuara te Amerikes u shpreh avokati Visha. Sipas tij edhe mbajtja ne arrest me burg pa nje vendim gjyqesor per datat 1 dhe 2 shtator perben shfaqje tjeter te dhunes shteterore ndaj lirive te individit dhe konsiston ne nje hallke tjeter te veprimeve te paligjshme natyra e te cilave mund te jete gjithcka pervec asaj ligjore.

Avokati i Rrapos nuk kurseu as kritikat me tone te forta per trupin gjykues. Procesi gjyqesor i drejtuar prej jush zoti gjyqtar konsiderohet nga ana jone si i paragjykuar dhe i keqgjykuar sepse nuk ka respektuar as edhe minimalisht kerkesat e K.Pr.P. qe lidhen me njoftimet e akteve dhe caktimin e seancave. Prove perkatese jane fletethirrjet tuaja si dhe insistimet e paligjshme per te zhvilluar seanca ne kushte jo procedurale te deshmuara nga te gjithe te pranishmit. Kjo krahas qendrimit te anshem ne ekstrem gjate seancave gjyqesore deri ne pranimin e kerkesave absurde te prokurorise per zhvillimin e gjykimit me dyer te mbyllura nderkohe nje gje e tille nuk ishte kerkuar nga autoritetet amerikane jane baza e kerkeses sone per perjashtimin tuaj si dhe e mungeses se besimit per dhenien e nje vendimi te drejte vijoi avokati Visha.

Almir Rrapo gjendet ne qeli prej 2 korrikut 2010. Sipas aktpadise prej 37 faqesh dorezuar ne Gjykaten Federale te Manhatanit nga prokuroret dhe oficeret e FBI-se 27-vjecari akuzohet se eshte anetar i bandes se Krasniqit nje organizate nderkombetare e krimit e akuzuar per vrasje rrembim trafik te lendes narkotike dhe veprimtari te tjera te paligjshme ne SHBA.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›