E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet Jetmir Llani aksidentuesi i 26-vjecarit

Hetimi Allamani gjeti vdekjen pas perplasjes nga makina e drejtuar nga 31-vjecari nga Laci

Vdekja e Sokol Allamanit ishte aksident. Keshtu ka deklaruar policia e kryeqytetit e cila ka vene ne pranga edhe autorin e ngjarjes se ndodhur mbremjen e se martes ne Rrugen e Elbasanit. Sipas policise pas perplasjes nga nje automjet humbi jeten 26-vjecari Sokol Allamani. Burime policore thane per gazeten se 31-vjecari Jetmir Llani nga Laci u arrestua ne oret e vona te mbremjes se te martes ne hyrje te autostrades Tirane-Durres ne tentative per tu larguar nga kryeqyteti. Nga hetimet e para ne vendngjarje rezultoi se Allamani gjeti vdekjen pas perplasjes nga makina e drejtuar nga 31-vjecari nga Laci i cili u largua menjehere nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor vazhdon hetimet per ngjarjen per te zbardhur dyshimet mbi nje aksident te qellimshem pas nje sherri te ndodhur me pare mes tij dhe drejtuesit te mjetit per shkak te nje femre. Nderkohe ndaj 31-vjecarit u vendos masa e arrestit per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor si dhe largimi nga vendi i aksidentit.
Nje 26-vjecar ka mbetur i vdekur mbremjen e se martes prane lokalit Sofra e Ariut qe ndodhet te Rruga e Elbasanit ne Tirane i cili dyshohet se eshte shtypur me makine qellimisht. Behet fjale per Sokol Allamanin i cili sapo kishte dale nga lokali pas nje sherri qe ka pasur me disa persona per nje femer. Me pas nje makine tip BMW X5 e ka goditur dhe eshte larguar me shpejtesi. Burimet policore te kryeqytetit thane se u njoftuan per kete ngjarje te rende rreth ores 2100 dhe menjehere ne vendin e ngjarjes kane shkuar sherbimet e Komisariatit Nr. 1 dhe ato te qarkullimit rrugor. Deshmitaret ne vendin e ngjarjes i kane ofruar ndihmen e pare te demtuarit duke e nisur per ne spital por ka qene teper vone pasi ai ka nderruar jete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›