Atentati në Fier, identifikohet autori
FIER-Është identifikuar autori i atentatit me armë mbrëmjen e së hënës në Fier. Policia bën të ditur se shtetasi Agim Gashi ka qëlluar me armë drejt nëj automjeti në qendër të Fierit me qëllim vrasjen e personave që ndodheshin në të.
Sipas policisë shkak për atentat ishte një konflikt i mëparshëm i Gashit me personat që udhëtonin në automjet.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:15 minuta në rrreth-rrotullimin para bashkisë së qytetit në lagjen “11 Janari”.
Burime të policisë kanë bërë të ditur se një person që udhëtonte me një motorcikletë ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip fuoristradë, në një atentat që pak sekonda më vonë do të rezultonte i dështuar.
Kjo e detyroi autorin e ngjarjes që të largohej në drejtim të paditur për forcat e rendit.
Ndërkaq dëshmitarë nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se mjeti fuoristradë, në të cilin udhëtonin 3 persona, është gjuajtur nga mbrapa dhe se motorcikleta i largua në drejtim të rrugës së Semanit.
Ngjarja shkaktoi panik tek qytetarët, duke qënë se ajo ka ndodhur në një orar piku të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve, ndërsa solli edhe bllokim të qarkullimit rrugor në një nga pikat kyce të qëndrës së qytetit.
Policia ka shpallur ndërkohë në kërkim Agim Gashin dhe po punon për kapjen e tij.
(d.b/BalkanWeb)