Atentati në Kroaci, Mesic mbledh Keshillin e Sigurise Kombetare
ZAGREB- Presidenti kroat Stipe Mesic mbledh sot paradite në seancë urgjente Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të distkuar mbi atentatin e ndodhur mbrëmë në qendër të Zabrebit. Në këtë atentat mbeti i vrarë pronari i revistës kroate "Nacional" Ivo Pukanic 47 vjec dhe drejtori i marketingut i kësaj shtëpie botuese Niko Franjic 38 vjec.
Sipas hetimeve të para në makinën e Pukanic ishte vendosur bombë.
"Policia në këtë moment nuk përjashton asnjë motiv të mundshëm, prej atyre më banale, e deri te ato prapavija e të cilave është kriminaliteti i organizuar", lajmëroi mbrëmë vonë kryeshefi i policisë Krunosllav Borovec.
Ende nuk dihet nëse bomba ka shpërthyer në momentin kur Pukanic dhe Franjic po hynin në makinë, apo kur ishte fare pranë saj. "Hetimi është në fazën e parë, ai po zhvillohet me të gjitha forcat", lajmëroi Boroveci.
Sipas dëshmitarëve makina shpërtheu para se Pukanic dhe Franjicic të hynin në makinë. Në atentat mbetën të plagosur dhe dy kalimtarë.
(s.g/BalkanWeb)