Breshëri plumbash kafenesë, plagoset pronari
SKENDERAJ-Një person është plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në Skënderaj. Sulmi i armatosur për pak ka shkaktuar një tragjedi, pasi në lokal ndodheshin disa klientë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00. Policia bën të ditur se persona të dyshuar kanë shtënë në drejtim të lokalit nga një makinë në lëvizje. Si pasojë një pronar i një kafeneje në Runik të Skënderajt u plagos. Breshëria e armëve në drejtim të lokalit ka numëruar mbi gjashtëmbëdhjetë gëzhoja plumbash.
Pronari i kafenesë rreth 42 vjec mori plagë të rënda në trup dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Pejës. Policia njoftoi se në kohën e sulmit të armatosur, në lokal përveç pronarit të lokalit i cili pësoi plage në trup ka pasur edhe persona të tjerë por që fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime. Policia ka intensifikuar hetimet për zbulimin e autorëve të ngjarjes së rëndë.
(d.b/BalkanWeb)