E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis privatizimi i Postës dhe operatorit “Valas”

 

PRISHTINE-Qeveria e Kosovës miratoi dje vendimin që të fillojë procesin e privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës si dhe operatorit mobil "Vala".
Për mbarëvajtjen e këtij procesi, Qeveria formoi një Komision ndërministror që do të drejtohet nga ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.
Ky Komision do të vlerësojë nëse do të bëhet privatizimi i pjesshëm apo i plotë i PTK-së dhe operatorit të telefonisë mobile "Vala".
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›