E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehn: EULEX të fillojë misionin sa më parë

 

VARSHAVE- Komisionieri europian për Zgjerimin Oli Rehn deklaroi se Kosova do të jetë pikë qendrore e politikës evropiane në Ballkan, ndërsa vlerëson si më të rëndësishme fillimin e funksionimit të misionit të EULEX në Kosovë.

”Pikë qëndrore e politikës europiane në Ballkan, gjatë vitit të ardhshëm, do të jetë Kosova, ndërsa më e rëndësishmja është që atje të fillojë të funksionojë EULEX-i”- citon OIi Rehn agjencia e lajmeve polake PAP. Në një ligjëratë në kuadër të nismës, “2009 - vit i Ballkanit” që u mbajt në Poloni, Rehn- - tha se shpresonte se Beogradi do t’a respektojë vendimin që Kosova të jetë e pavarur dhe deri në fund të vitit të ardhshëm Serbia të bëhej kandidate për anëtarësim në BE.

Gjatë ligjëratës së tij komisioneri europian theksoi se ky vit do të jetë vendimtar për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›