E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kili, fitore bindësendaj modestëvetë Hondurasit

JOHANESBURG- Kili ka fituar 1-0 ndaj Hondurasit, në takimin e vlefshëm për grupin H. Një dominim total i skuadrës amerikano-jugore, e cila nuk e ka lejuar për asnjë moment Hondurasin t’i afrohet portës. Goli i shënuar nga Zhan Bosjur në minutën e 39-të të pjesës së parë ka vendosur këtë takim, që pavarësisht emrave të skuadrave, ishte një nga më të bukurit e deritanishëm.

Një meritë të madhe për këtë pati skuadra e Kilit, që nuk mendoi për asnjë moment të mbrohej, por sulmoi papushim kundërshtarin. Në fraksionin e dytë, kilenët patën disa mundësi të mira për të dyfishuar shifrat, por nuk arritën. Gjithsesi, përballja vërtetoi atë që pritej, se Kili do të arrinte të merrte qetësisht 3 pikët ndaj një ekipi shumë më të dobët. Skuadra e drejtuar nga argjentinasi Marselo Bielsa vinte në këtë sfidë pas një fushate mjaft të mirë eliminatoresh dhe me futbollistë shumë herë më të njohur se Hondurasi. Lojtari më i mirë i ndeshjes pa qenë padyshim Aleksis Sançez, i kudondodhur përgjatë 90 minutave.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›