Atentati ne Shkozë: Vrasja e laborantes, dyshime për 24 mijë euro

Vilat e vëllezërve Basho në Shkozë, dje me grila të mbyllura
Policia nis hetimet për ekzekutimin e 36-vjeçares Eleni Basho. Pista kryesore, konflikt në biznesin e produkteve mjekësore dentare
Nëna e dy fëmijëve, 15 dhe 10 vjeç, është varrosur dje në fshatin e lindjes, Andon Poçi, në Gjirokastër. Çifti Basho kishte ardhur në Tiranë para pesë vitesh, pas emigracionit në Greqi. I shoqi, Ilia, është administratori i një kompanie tregtuese të produkteve dentare. Kryekomunari i komunës së Odrijes: Ishte nënë e respektuar, vrasësi ka ngatërruar objektiv.
Ekzekutimi në Shkozë, Policia: I shoqi i viktimës, grosist i produkteve dentare
Laborantja u qëllua nga pas
Biznesi i produkteve mjekësore dentare është pista kryesore e hetimit të Policisë në lidhje me vrasjen e laborantes Eleni Basho, e cila u qëllua me tre plumba pranë banesës së saj në Shkozë, mbrëmjen e së enjtes. I shoqi i saj, Ilia Basho, ishte administrator i një kompanie tregtuese të produkteve dentare, siç mësohet nga Policia, një prej kompanive më të mëdha të kësaj fushe në vend. Ai besohet se i kishte dhënë asaj një shumë rreth 24 mijë euro të fituara në biznes për ti hedhur në bankë, ose për ti paguar tek palë të treta, ndërkohë që nuk kishte konfirmim për depozitimin e kësaj shume. Motivet e vrasjes së laborantes dentare, Eleni Basho, 36 vjeçe, mbeten ende të paqarta, megjithatë Policia dyshon se pas kësaj ngjarjeje ka motive financiare. Grupi hetimor ka kryer disa veprime të rëndësishme paraditen e djeshme, ndonëse nuk ka arritur në ndonjë konkluzion përfundimtar. Nga këqyrja e kufomës së 36-vjeçares, është mësuar se ajo është qëlluar në distancë të afërt, pasi ka faktorë plotësues. Po kështu, predhat e kanë hyrjen në shpinën e viktimës dhe daljen e kanë në pjesën e përparme në gjoks, çka tregon se vrasësi ka qëlluar kur ndodhej pas viktimës. Policia dje fillimisht ka marrë në pyetje dëshmitarin Viktor B., i cili është edhe personi që ka lajmëruar Policinë për ngjarjen, rreth orës 18:20 të së enjtes. Ai ka raportuar në sallën operative se pranë firmës së betonit Sina, në Shkozë, është plagosur me armë zjarri një grua, e cila është nisur drejt spitalit Nënë Tereza.
Dëshmitari
Personi në fjalë ka deklaruar në polici, gjatë marrjes në pyetje, se nuk ka arritur të shohë asnjë person të dyshimtë, pasi ka dëgjuar tri të shtëna arme zjarri. Ai thotë se ka nxituar të shohë se çfarë kishte ndodhur, por ajo çfarë ka parë ishte vetëm trupi i një gruaje i shtrirë në tokë, në një pellg uji. Nga dëshmia e tij nuk ka rezultuar ndonjë gjë konkrete, që mund të ndihmonte për hetimin. Ndërsa bashkëshorti i laborantes 36-vjeçare është marrë në pyetje disa orë pas vrasjes për të dhënë deklarimet e tij. Ilia Basho mësohet të ketë dëshmuar se, deri para rreth një muaji, ai ka qenë bashkortak në një kompani produktesh dentare, në kompaninë Nova Dental, që ndodhet pranë ish-Parkut të Autobusëve, në Tiranë. Pas ndarjes nga ortaku i tij do të ndanin edhe përqindjet e parave që kishin investuar dhe përfituar në atë biznes. Ai ka deklaruar në polici se 3 ditë para vrasjes së të shoqes i kishte dhënë asaj 24 mijë euro, që kishte marrë nga kompania dentare, që ti depozitonte në bankë. Por nuk ishte ende në dijeni, nëse i kishte depozituar apo jo. Kjo ka qenë një dëshmi kontradiktore për grupin hetimor, pasi është parë me dyshim deklarimi i Ilia Gocajt, i cili për 3 ditë pretendon se ende nuk e kishte mësuar nëse e shoqja i kishte depozituar paratë apo jo. Megjithatë, policia ka nisur verifikimin e llogarive bankare, pasi në çantën e viktimës nuk është gjetur asnjë faturë nga banka për depozitimin. Burimet thanë gjithashtu se dje është përjashtuar përfundimisht mundësia e ndonjë tentative grabitjeje, me pasojë vrasjen e Eleni Bashos. Kjo për faktin se pranë vendit ku u vra Eleni Basho, policia ka gjetur të paprekur çantën e saj me rreth 2 mijë euro brenda, si dhe celularët.
Biznesi i produkteve dentare
Bashkëshorti i Eleni Bashos, laborantes së vrarë tri ditë më parë në Tiranë, rezulton administrator i një kompanie të madhe produktesh dentare. Është fjala për kompaninë Nova Dental Albania, me adresë tek Rruga e Kavajës. Objekti i veprimtarisë së saj është importimi në Shqipëri dhe më pas tregtimi i materialeve e pajisjeve laboratorike dentare. Personi i kontaktit i kësaj kompanie është shtetasi Ilia Basho, i shoqi i laborantes së vrarë të enjten në Tiranë.
Djali i viktimës festonte 15-vjetorin
Për pak ditë, djali i familjes Basho festonte ditëlindjen e tij të 15-të. Burime nga fshati Andon Poçi tregojnë se prindërit e djalit të madh, Ilia dhe Eleni Basho, po planifikonin që të organizonin një festë të madhe për të birin. Ata po kërkonin lokalin e duhur ku do të mblidhnin familjarët dhe miqtë në këtë eveniment për të birin. Mësohet se ditëlindja ishte në muajin shkurt dhe thuajse ishin bërë përgatitjet. Por, tre plumba të mistershëm i morën jetën nënës së djalit, duke këputur në mes çdo plan për të shijuar së bashku gëzimet familjare. Djali 15-vjeçar ishte fëmija i madh i familjes Basho dhe pas tij kishte lindur fëmija e dytë, vajza e çiftit, e cila kishte mbushur 9 vjet. Ata kanë qenë të dy në ceremoninë mortore, duke përcjellë me vaj nënën e tyre.
Fqinjët: Skishin probleme
Grupi hetimor i Policisë së Tiranës shkoi dje paradite në lagjen ku banonte Eleni Basho dhe tentoi të marrë në pyetje komshinjtë, por nuk ia arriti qëllimit, pasi nuk gjeti njerëz në banesa. Në orët e pasdites, si dhe në mbrëmjen e së enjtes menjëherë pas krimit, policia ka marrë në pyetje fqinjët e bashkëshortëve Ilia dhe Eleni Basho dhe ka mësuar prej tyre se ata shkonin mirë dhe nuk kishin konflikte apo mosmarrëveshje.
Dëshmitarja
Fqinjët: Shiu dhe errësira na pengoi shikimin
Edhe pse janë prej 4-5 vitesh gati derë më derë, familja Basho njihet shumë pak nga fqinjët e saj. Kjo largësi nuk është se ka ndodhur për shkak të natyrës së ftohtë së njërës ose tjetrës palë, apo për ndonjë keqkuptim mes tyre, por ngaqë çifti Basho ishte thuajse gjithë kohës në punë. Ata dilnin shpejt nga shtëpia dhe ktheheshin vonë. Duke qenë se parkonin brenda oborrit të shtëpisë, rrallëherë rastiste që ti takonim. Hynin dhe dilnin me makinë nga vila dhe kur i shihnin, vetëm bënin një përshëndetje miqësore, thotë fqinja e familjes Basho. Sa i përket ngjarjes së mbrëmshme, ajo shton se kemi dalë disa veta me radhë jashtë dhe e kemi gjetur të shtrirë përtokë. Po binte shi dhe po frynte erë. Ishte shumë errësirë dhe nuk shihnim dot më shumë se 2-3 metra larg. Madje, edhe Elenit nuk ia dallonim dot plagët qartë, sepse u mbulua si nga gjaku, ashtu edhe nga shiu që e shpëlante gjakun. Por më shumë pati gjak dhe ndërkohë që përpiqeshim tia ndalnim, lajmëruar edhe policinë. Sipas saj, bashkëshorti i Elenit, Ilia, nuk ka qenë aty, në momentin kur kanë gjetur trupin dhe ai ka ardhur rreth 20 minuta më vonë. Siç kishte treguar vetë Ilia më pas, ai kishte qenë duke shpërndarë materialet e punës nëpër pikat që furnizonte.
Eleni Basho varroset në fshatin e lindjes
Historia e çiftit Basho, nga dashuria në të njëjtin fshat e deri te transferimi në Tiranë
Fëmijët, djali 15 vjeç dhe vajza 10 vjeçe i bashkëngjiten kortezhit
E kanë nisur jetën bashkë nga shkuesia, por mbi të gjitha, nga dashuria. Eleni dhe Ilia Basho kanë gati dy deka