Nisin hetimet për akuzat e Dick Martyt
PRISHTINË- Task Forca për Hetime Speciale që udhëhiqet nga prokurori amerikan Clint Williamson ka nisur hetimet për akuzat e Dick Martyt.
Stafi i kompletuar hetimor këtë të premte kanë përfunduar vizitat në terren në Kosovë, Serbi e Shqipëri, ndërkohë nëpërmjet hetuesve po marrin informacionet institucionale të përmendura na raportin e senatorit zviceran, Dick Marty. Informacionet po analizohen dhe në këtë mënyrë do të hartohet strategjia në bazë të së cilës do të kryhet hetimi, raporton Koha.
“Ka qenë me rëndësi që në fillim të garantohet mbështetja e nivelit të lartë politik në Prishtinë, Beograd dhe Tiranë. Task Forca tani është në proces të sigurimit, analizimit dhe kryerjes së disa hetimeve. Të gjitha do të krijojnë strategjinë prokuroriale”,- ka thënë zëdhënësi i Task Forcës, Juri Laas.
(el.me/BalkanWeb)