E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vorë, del nga shinat treni i udhëtarëve Shkodër-Tiranë

VORË- Del nga shinat në hekurudhën e Vodullit, treni i udhëtarëve i linjës Shkodër-Tiranë. Fatmirësisht nuk raportohen të plagosur, pasi makinisti i treninit ka arritur në kohë të shmangte daljen totale të trenit në rrugë.

Brikada e avarive, e cila mbërriti në vendngjarje konstatoi se shkak i aksidentit ka qenë vjedhja e paisjeve hekurudhore.

Mësohet se kjo është hera e katërt që në këtë segment, persona ende të paidentifikuar vjedhin elementë dhe pjësë nga shinat hekurudhpre, ndërkohë nuk ka ende një hetim nga forcat e rendit dhe pushteti vendor për këtë cështje.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›